Degradohet në QKUK, gradohet në Ministri

Në karvanin e këshilltarëve të ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmani, është bashkuar edhe doktori Hajdin Ymeri.
Pediatri nga Ferizaj, në muajin nëntor të vitit që shkoi ishte ulur në pozitë, nga shefi i një shërbimi të klinikës, në një pediatër të zakonshëm.
 
Kjo ka ndodhur pasi nga ekipi i gazetës “Zëri” në një hulumtim të bërë, e kishte zënë atë duke punuar në ordinancën e tij private, derisa ai duhej të ishte në punë në Klinikën e Pediatrisë në QKUK.
 
Lajmin për dënimin nga Komisioni Disiplinor të doktor Ymerit e pati konfirmuar para tre muajve zëdhënësi i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Shpend Fazliu, përmes një e-maili me shkrim, pas interesimit për masat e ndërmarra ndaj mjekut që kishte lënë punën në sektor publik për të përfituar në sektorin privat. /Zëri/
Artikulli paraprakPo hetohet gjithë sistemi publik shëndetësor për korrupsionin me barna
Artikulli vijuesKundërpërgjigjet Rusia: Qipro u hap portet