Po hetohet gjithë sistemi publik shëndetësor për korrupsionin me barna

Qindra mjekë të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK) do të detyrohen që të japin raport të detajuar për çdo udhëtim që kanë bërë pesë vjetët e fundit, për të cilët ka dyshime se janë sponsorizuar nga kompanitë farmaceutike.
Policia e Krimeve Ekonomike ka nisur një hetim i cili, sipas informatave të gazetës, përfshin një numër të madh të mjekëve të cilët po dyshohen që kanë udhëtuar për seminare, trajnime, pushime, por ka edhe dyshime që kanë marrë provizione në këmbim të përshkrimit të barnave të kompanive të caktuara farmaceutike të caktuara, shkruan sot Koha Ditore.
 
Në ShSKUK kanë pranuar se Policia e Kosovës u ka kërkuar informata për udhëtimet e mjekëve, Ministria e Shëndetësisë nuk e ka komentuar këtë çështje, ndërsa Policia e Krimeve Ekonomike ka deklaruar se janë në pritje të raportit të Inspektoratit Shëndetësor për të vepruar më tutje.
 
Në një përgjigje të këtij institucioni kanë pranuar se mjekët janë duke u hetuar për udhëtimet e tyre me kompanitë e barnave, por kanë deklaruar se është herët të flitet për këtë proces.
Artikulli paraprakÇfarë thuhet në librin e ndaluar për Skënderbeun
Artikulli vijuesDegradohet në QKUK, gradohet në Ministri