Kundërpërgjigjet Rusia: Qipro u hap portet

Rusia ka nënshkruar një marrëveshje me Qipron që u lejon anijeve të flotës ruse të kenë akses në portet qipriote.
 
Presidenti rus, Vladimir Putin, ra dakord për marrëveshjen pas bisedimeve me presidentin qipriot, Nicos Anastasiades.
 
Sipas BBC, presidenti rus ka thënë se asnjë vend nuk duhet të shqetësohet, pasi misioni kryesor i tyre do jetë për qëllime të antiterrorizmit dhe anti- piraterisë.
 
Në këtë ishull ka baza ushtarake britanike.
 
Të martën, Britania bëri të ditur se do të dërgojë trupa në Ukrainë për stërvitje.
 
Tensionet mes Rusisë dhe vendeve europiane mbeten të larta.
 
Presidenti qipriot tha se është në bisedime, në mënyrë që Rusia të përdorë edhe bazat ajrore të Qipros.
Artikulli paraprakDegradohet në QKUK, gradohet në Ministri
Artikulli vijuesSulm ndaj ushtarëve turq në Afganistan, humb jetën një nënoficer