DEKLARATA E 1912-S SHPALOSET NË PEJË

0
133

Deklarata e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë e vitit 1912-të, është shpalosur në qendër të Pejës, në mesin e shumë aktiviteteve tjera për nderë të 13 vjetorit të çlirimit të qytetit.

Në praninë e qindra qytetarëve shpalosjen simbolike e ka bërë kryetari i komunës së Pejës, Ali Berisha i shoqëruar nga dy ish-kryetarët e komunës, Ethem Çeku e Ali Lajçi.

Me një vendim të posaqëm Berisha ka shpallur të gjitha aktivitetet dhe manifestimet e vitit në dedikim të 100 vjetorit të shtetit shqiptar, deklarata që mbanë edhe dy nënshkrime të qytetarëve pejan, Bedri Pejanit e Salih Gjukës, do mbetet e shpalsor në qendër të Pejës gjatë tërë vitit.

Aktivitetet në Pejë në shënim të ditës së çlirimit kanë vazhduar edhe me manifestime të tjera tërë ditore për t`u mbyllur me një koncert të madh muzikor-artistik.kohaislame