Tiranë më 13 Maj, 2016
Deklaratë
Ne, një grup besimtarësh myslimanë të Shqipërisë,
të shqetësuar nga tentativa e fshehtë për të përfshirë në “Reformën në Drejtësi” edhe ndryshime kushtetuese që nuk kanë të bëjnë aspak me frymën e kësaj reforme, por kanë si qëllim krijimin e një argumenti të pakundërshtueshëm për ndryshimin e nocionit të familjes në Kodin e Familjes,
pa përfaqësim nga institucionet që do të duhej të përfaqësonin zërin dhe pikëpamjen e përgjithshme të myslimanëve të Shqipërisë lidhur me këtë çështje,
duke iu bashkuar zërave të arsyeshëm si ato të Kishës Katolike, disa politikanëve, mendimtarëve dhe aktivistëve në mbrojtje të institucionit të familjes tradicionale si e vetmja formë që garanton vazhdimësinë dhe mirëqenien e shoqërisë njerëzore,
deklarojmë sa më poshtë vijon:
1. Propozimi për ndryshimin e nenit 18 të pjesës së dytë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, për mosdiskriminimin, duke shtuar fjalët “orientim seksual”, ka si qëllim të shpallë si antikushtetues Kodin e Familjes dhe të legalizojë martesat mes të njëjtës gjini, të krijojë një bazë kushtetuese të pakundërshtueshme për këto ndryshime, bazë e cila nuk është parë e nevojshme të përfshihet në asnjë kushtetutë të një vendi të lirë e demokratik, përjashtuar kushtetutën e Republikës së Kosovës.
2. Ky propozim përbën një tentativë të rëndë për rrëzimin e nocionit të familjes tradicionale, nocion ky tërësisht i përputhshëm me, dhe i pranueshëm në, mjedisin etnik, shpirtëror dhe social të Shqipërisë.
3. Ashtu si në çdo kushtetutë të një vendi të lirë dhe demokratik, klauzolat për garantimin e barazisë para ligjit dhe mbrojtjen për cilësi të tilla si ngjyra, etnia, feja dhe statusi shoqëror janë më se të mjaftueshme për të siguruar paprekshmërinë dhe padënueshmërinë e gjithkujt, derisa ai të dalë përpara një jurie, të njihet me provat pro dhe kundër, të ketë të drejtën e një mbrojtjeje ligjore dhe të një kompensimi të drejtë.
4. Përderisa Kushtetuta e Rebublikës së Shqipërisë, në frymë dhe në gërmë, nuk kërkon diskriminimin mbi bazën e seksit, mbrojtja nga diskriminimi seksual mund të realizohet përmes ligjit, njësoj si të gjitha praktikat më liberale të botës lirë dhe demokratike. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë nuk krijon asnjë hapësirë për favorizim apo diskriminim mbi bazën e kategorive sociale, etnike, fetare, politike apo seksuale.
5. Ky propozim për ndryshimin e nenit 18 të Kushtetutës që po futet në paketën e propozimeve për “Reformën në Drejtësi” nuk ka asnjë lidhje me këtë reformë dhe nuk po ndjek asnjë nga praktikat e botës së lirë dhe demokratike që për çështje të tilla madhore, të cilat prekin nocione themelore, ia lënë sovranit të shprehet pro ose kundër tij përmes referendumit, siç ka ndodhur në rastet e Kroacisë dhe Irlandës.
6. Qëllimshmëria e kësaj nisme për ndryshime kushtetuese bëhet akoma më e qartë kur paralelisht me të zhvillohet një fushatë ekstreme mediatike që synon të promovojë dhe normalizojë perceptimin mbi familjen homoseksuale përmes spotesh publicitare që konsumojnë shkelje të rënda të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, kur promovojnë kryerjen e akteve të ndaluara dhe të dënueshme, si adoptimi i fëmijëve nga çifte të të njëjtës gjini.
7. Ne u bëjmë thirrje institucioneve të përfshira në diskutimet për “Reformën në Drejtësi”, partive politike, deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, grupeve të ekspertëve dhe palëve të tjera të lidhura të mos përfshijnë në këtë paketë propozimesh ndryshimin e nenit 18 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe t’ia lënë sovranit të shprehet përmes referendumit për këtë çështje.
8. Njëkohësisht, jemi kundër imponimit të dhunshëm ndaj kuadrit kushtetues të një pikëpamjeje ekstreme të pambështetur dhe të pandeshur në asnjë paradigmë kushtetuese perëndimore lidhur me çështje themelore si kjo e përkufizimit të familjes. Këto ndryshime bien ndesh me moralin, vlerat shpirtërore dhe mjedisin social shqiptar, si dhe kanë për qëllim të ndryshojnë moralin shoqëror përmes ligjit, duke e bërë ligjin burim të moralit, ndërkohë që e anasjella është e vlefshme: morali shoqëror është burim i të drejtës.
9. Gjithashtu dënojmë mugesën e prononcimit publik të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, organizatave dhe drejtuesve të veprimtarive fetare islame në vend përballë një propozimi të tillë, të cilët me heshtjen e tyre kanë dështuar t’i dalin në mbrojtje institucionit të familjes sipas parimeve tradicionale.
Nënshkruesit:
1. Vehap Kola
2. Gerdi Demneri
3. Klodiana Smajlaj
4. Durim Kodra
5. Esmere Kola
6. Klodjana Malushaj
7. Ergi Bardhi
8. Albi Bardhi
9. Melisa Harusha
10. Sabina Tufa
11. Pranvera Kasamaj
12. Kastriot Qema
13. Jetmir Korbi
14. Anisa Smajlaj
15. Eltjon Kuptrija
16. Besmir Gëziqi
17. Fluturim Nela
18. Desantila Cengu
19. Sajmir Hurdha
20. Endrit Nasufi
21. Dhurata Nasufi
22. Brixhida Muça
23. Gentjan Masha
24. Ermira Muça
25. Alket Bllaci
26. Klodiana Bllaci
27. Ervin Metani
28. Sonila Mujo
29. Ermilis Muça
30. Edmond Hidri
31. Florjana Kondaj
32. Arben Kondaj
33. Anila Alla
34. Agron Nasufi
35. Fatbardha Nasufi
36. Dritan Bekteshi
37. Lubjana Bekteshi
38. Lutfie Mulleti
39. Selman Mulleti
40. Allaman Mulleti
41. Pranvera Mulleti
42. Qerim Masha
43. Gentjan Shehi
44. Hasan Shehi
45. Marsida Shehi
46. Florian Bogdani
47. Adnand Hoxhalli
48. Sabri Hidri
49. Arben Hidri
50. Rudina Hidri
51. Liri Naci
52. Gezim Mulleti
53. Adriatik Cakalli
54. Zamira Cakalli
55. Altin Veisllari
56. Ilber Puci
57. Ilirjan Hajno
58. Merita Hajno
59. Safet Hoxha
60. Diana Syla
61. Juliana Qiriaqi
62. Vjollca Muça
63. Lutfije Muça
64. Afrim Bilali
65. Genc Çurgu
66. Ermelinda Tarelli
67. Pranvera Hoshja
68. Astrit Muça
69. Xhemile Picari
70. Krenilda Bushi
71. Blerta Balliu
72. Jonida Tusha
73. Brunilda Roda
74. Enkel Tusha
75. Arjana Fida
76. Sonila Saliaj
77. Oriona Beka
78. Esmeralda Bajaziti
79. Aida Kalamishi
80. Zija Erkoçaj
81. Teuta Erkoçaj
82. Bekim Erkoçaj
83. Elda Erkoçaj
84. Bekim Erkoçaj
85. Izmira Erkoçaj
86. Kujtim Mejdolli
87. Halide Mejdolli
88. Ervis Mejdolli
89. Aurora Mejdolli
90. Erald Sula
91. Edlira Çela
92. Lirie Mema
93. Qamil Fejza
94. Esma Fejza
95. Hurmet Noka
96. Neritan Bajaziti
97. Bujar Abdurrahmani
98. Marjus Abdurrahmani
99. Suzana Abdurrahmani
100. Myhyrie Mece
101. Hasan Beka
102. Arben Tusha
103. Taulant Çela
104. Muhamed Krasniqi
105. Blerta Ibrahimi
106. Nadire Krasniqi
107. Jasemina Dibra
108. Gezim Dibra
109. Mihane Dibra
110. Adriana Dibra
111. Kadrije Krasniqi
112. Lumnije Krasniqi
113. Fejzullah Krasniqi
114. Zibushe Krasniqi
115. Kujtim Krasniqi
116. Kiti Shabanaj
117. Fation Biduli
118. Edlira Shabanaj
119. Valter Shabanaj
120. Oltion Shabanaj
121. Griselda Dajlanaj
122. Denis Dajlanaj
123. Armando Dajlanaj
124. Eriona Xhaferraj
125. Anjeza Xhaferraj
126. Anjeza Bonjaxhiu
127. Ritvana Vathaj
128. Adnand Ramadhi
129. Gentjan Fejzullaj