DEL NË SHITJE LIBRI PËR VRASJEN E BIN LADENIT

Libri i ushtarit amerikan, i cili ka marrë pjesë në vrasjen e Osama Bin Ladenit, ka dalë në shitje, pavarësisht akuzave të Pentagonit se ai ka shkelur marrëveshjen për sekrete ushtarake, raporton Rel.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i ndihmëssekretarit për çështje publike, Xhorxh Llitëll, i cili ka thënë se autori ka shkelur marrëveshjen me Qeverinë e Shteteve të Bashkuara.

“Ne jemi duke shqyrtuar këtë libër, por në këtë fazë më lejoni të them këtë: ne mendojmë se përmbajtja e tij ka informacione të ndjeshme dhe të klasifikuara”, ka thënë Llitëll në konferencën për gazetarë në Pentagon.

I shkruar nën pseudonimin e Mark Ouen, libri mban titullin “Ditë jo e lehtë”. Ai thuhet se ndryshon nga shpjegimet që ka dhënë administrata e Obamës për vrasjen e Bin Ladenit.

Kreu i Al Kaidës është vrarë nga forcat amerikane në maj të vitit 2011, në Abotabad të Pakistanit.kohaislame

Artikulli paraprakI kërkon Asadit të respektojë ligjin për ndihma
Artikulli vijuesKemi pasur 28 kryeministra me origjinë shqiptare!