Dell XPS 15 paketon Ivy Bridge dhe ekranet Gorilla Glass

Dell është duke punuar një version të përmirësuar të notebook-ut XPS 15. Në këtë përmirësim përfshihen disa nga proçesorët Ivy Bridge të fuqishëm për notebook, që ishte dhe një nga karakteristikat më kryesore.

Të gjitha zhvillimet e XPS 15 po bëhen në Europë. Kohët e fundit, Dell deklaroi se ky proçesor i ri për XPS 15 është një event special, duke shënuar kështu përvjetorin e 4-t të parteritetit të tij me kompaninë Rumune “Asesoft Distribution”.

Sipas kompanisë rumune, versioni i ri i XSP 15 karakterizohet nga një ekran Gorilla Glass 15.6 inç full HD, një proçesor Core i5 2.5GHz ose Core i7 3612QM 2.10GHZ, një kartë grafike GT GeForce 630m/ 640m GT, deri në 16GB RAM dhe një hard disk deri në 1 Tera Byte.

Notebook-u do të nisë eksportet gjatë katërmujorit të ardhshëm, por nuk ka ende një datë zyrtare nga Dell. 


Artikulli paraprakNvidia lançon GeForce R302, draiverat specifik për Windows 8
Artikulli vijuesKorçë, vrasje me thikë, arrestohen babë e bir