Pse një Windows prej 32-bit nuk mund të ketë qasje në 4GB RAM

Procesorët dhe sistemet operative prej 32-bitësh, në teori, mund të kenë qasje deri në 4 GB memorie. Kështu që, pse një kompjuter, me 4 GB të instaluara, sheh vetëm 3G B? Çdo bajt i RAM-it kërkon adresën e vet dhe procesori kufizon gjatësinë e atyre adresave.

Një procesor prej 32 bit përdor adresa që janë të gjata prej 32 bitëve. Janë vetëm 4,294,967,296, ose 4 GB adresa të mundshme 32-bitëshe. Janë disa tejkalime për këto kufizime, por ato nuk mund të zbatohen në shumicën e PC-ve.

Më poshtë do t’i përshkruajmë shkurtimisht ato.

Nëse procesori dhe sistemi operativ i dizajnuar për atë procesor, mund të përballojë vetëm 4 GB, pse një PC me 32 bit nuk mund të shohë aq shumë? Sepse, jo të gjitha ato adresa janë në dispozicion për RAM. Janë disa pjesë të tjera të harduerit brenda kompjuterit tuaj që kanë nevojë për adresa, si PCI bus dhe adaptori i portit për USB. Kartela juaj grafike është me siguri pushtuesi më i madh i adresave. Adaptorët e sotëm të grafikës shpesh përmbajnë një gigabajt ose më tepër RAM dhe çdo bajt i tyre ka nevojë për një adresë.

Mund të dyshojmë që shumë nga kartelat grafike me shumë gigabajtë mund të mos jenë në PC-të prej 32 bitëve, por madje një video kartelë prej 512 MB do të marrë një madhësi të konsiderueshme nga 4 GB.

Fatkeqësisht, nuk ka shumë që ju mund të bëni për të përveç që të prisni që ta bëni kalimin në një kompjuter dhe sistem operativ prej 64 bit. Ju mbase do ta bëni këtë, por ju mund të mos keni nevojë, ose mund të mos e përballoni për nga shpenzimet një kalim të tillë për momentin. Ja tani përshkrimi për tejkalimet e kufizimit prej 4 GB, edhe nëse në të vërtet nuk do të ju ndihmojë.

Një teknologji e quajtur Shtimi i Adresave Fizike (PAE) i mundëson një procesori prej 32-bit që të ketë qasje deri në 64 GB. Lajmi i mirë është që procesori juaj ka gjasë që e përkrah PAE-në.

Lajmi i keq: Derisa nuk jeni duke e përdorur një version për server, kopja juaj e Windows-it me gjasë nuk do ta bëjë këtë përkrahje. (PC World

Artikulli paraprakMustafa: Dacic, nuk e heqim përmendoren e UÇPMB-së!
Artikulli vijuesTesti i rënies në tokë i smartfonit Google Nexus 4 (VIDEO)