Dëm prej 1,5 milionë euro të HM Transport nga bllokada e migrantëve në Idomeni

Mbi një milionë e pesëqind mijë euro  janë humbjet e deritanishme të SHA Transport hekurudhat e Maqedonisë Shkup nga bllokada e migrantëve  në kufirin me Greqinë  te vendkalimi kufitar Idomeni në 50 ditët e fundit, informon sot drejtori Nikolla Kostov.

Në një vend anëtar të BE-së, potencon Kostov, për fat të keq ka ndërprerje të komunikacionit hekurudhor për udhëtarë dhe mallra veçmë pesëdhjetë ditë.

“Duke marrë parasysh se veçmë i kemi pasur  të lidhura marrëveshjet  për vitin 2016 me kompanitë e huaja dhe vendore HM Transport është humbësi më i madh nga bllokada e hekurudhave në anën greke”, potencon Kostov.

Në periudhën më produktive të vitit për punë, ashtu siç tha Kostov, vëllimi i transportit është reduktuar në 20 deri 30 për qind nga 80 për qind të planifikuara në pesë muajt e fundit.

“Transporti i mallrave është zvogëluar për 80 për qind krahasuar me periudhën e kaluar dhe transportet e pritura dhe të dakorduara për këtë vit. Tani hekurudha e Maqedonisë me 3.000 të punësuar punon me 20 për qind të kapaciteteve. Kjo është tragjedi dhe kaos  për HM-në. Apeloj deri te BE-ja deri te ana greke të dalin në vigjilje të Hekurudhës së Maqedonisë, ekonomisë së Maqedonisë dhe në përgjithësi për marrëdhëniet  dhe lëvizjen e lirë të udhëtarëve dhe mallrave që kjo sa më shpejtë të zgjidhet”, deklaroi Kostov.

Dëmet e regjistruara prej 1,5 milionë euro, tregoi Kostov, janë ende më të mëdha nëse merret parasysh fakti se përmes HM-së qarkullon ekonomia e tërësishme e Maqedonisë.

“Më direkt janë të goditura kapacitetet e mëdha industriale, si Hekurudha, IGM Mital, Makstil, FZC “11 Tetori “Fabrika e çimentos, Makpetrol, OKTA dhe kompani të tjera më të vogla. Duhet të merren parasysh se përmes Hekurudhave të Maqedonisë në korridorin 20-të qarkullojnë edhe operatorë tjerë hekurudhor shfrytëzues të transportit ashtu që dëmet mund të jenë ende më të mëdha. Kjo është katastrofë për Hekurudhat e Maqedonisë”, deklaroi Kostov.

Artikulli paraprakKjo është studentja që lindi beben në Tabanoc dhe e hodhi në kontejner (FOTO)
Artikulli vijuesAzem Syla dhe të tjerët mbesin në paraburgim