Kuvendi i Kosovës ka arritur të ratifikojë Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Me 80 vota për, 11 kundër dhe asnjë abstenim, deputetët e Kuvendit i dhanë dritën e gjelbër kësaj marrëveshje.
Kjo marrëveshje është votuar pas katër tentimeve për pengim që i bëri Vetëvendosje me hedhjen e gazit lotsjellës.
Si pasojë e këtyre veprimeve të deputetëve të VV-së, shumica nga ta u përjashtuan nga seanca.
Në momentin kur është votuar demarkacioni i pranishëm në seancë ka qenë vetëm deputeti i VV-së, Glauk Konjufca i cili së bashku me deputetët e GDP-së votuan kundër kalimit të kësaj marrëveshje.