Ministri i ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës(MFSK), Haki Demolli u takua, në bazën e KFOR-it, me Komandantin e Kontingjentit ushtarak të KFOR-it, në Kosovë, gjeneral major Guglielmo Luigi Miglieta.
Sipas një njoftimi për media, gjatë takimit të Ministrit Demolli me gjeneralit Miglieta u bisedua për situatën e sigurisë në vend, procesin e transformimit të Forcës së sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura të Kosovës si dhe mbi bashkëpunimin e Ministrisë për Forcën e Sigurisë dhe të Forcës së Sigurisë me Komandën dhe KFOR-in në përgjithësi.
Me këtë rast, Ministri Demolli e njoftoj Komandantin e KFOR-it, gjeneralin Miglieta mbi zhvillimin, profesionalizmin si dhe shkallën e përgatitjes të Forcës së Sigurisë së Kosovës për tu transformuar në Forca të Armatosura, në momentin që do të merret vendim, nga institucionet më të larta të shtetit të Kosovës.
Po ashtu Ministri Demolli konfirmoj edhe një herë se procesi i transformimit të FSK-së në Forcë të Armatosur plotësisht do të jetë transparent duke u shprehur i gatshëm për transparencë të plotë përgjatë gjithë procesit të transformimit.