Masakrohet me gurë, identifikohet nëna e 2 fëmijëve

Policia ka zbardhur identitetin e gruas me tatuazhe që gjeti vdekjen nga masakrimi me gurë dje pranë Qafë Thanës. Policia nis hetimet në pistën e grabitjes pasi dyshohet se gruaja punonte në lokale nate në Maqedoni dhe ka pasur sasi parash me vete.

Policia bëri të ditur se viktima e vrarë mizorisht është Fatjola Sula, 26 vjeç, nënë e 2 fëmijëve nga fshati Orenja i Librazhdit.

Trupi i pajetë i Fatjolës është gjetur i hedhur në rrugë, me fytyrën të dëmtuar plotësisht nga goditjet me gur. Ka qenë një bari i zonës, i cili, pasditen e së mërkurës ka arritur të dallojë trupin e pajetë në Qafë-Thanë dhe ka njoftuar menjëherë forcat e policisë.

Shenjat që ndihmuan menjëherë në identifikimin e gruas ishin tatuazhet, plot 4 të tillë. Një tatuazh në formën e një ylli në gjoksin e majtë, një flutur në supin e majtë, dy shkronja kineze në krahun e djathtë dhe një shqiponjë me krahët e hapur në fundin e shpinës.

Në një prononcim për “GSH”, mjeku ligjor Hasan Laho, ka deklaruar se viktima nuk ka shenja përdhunimi.

“Viktima është tërësisht e dëmtuar në pjesën e fytyrës, por ne arritën ta rregullojmë për të bërë të mundur identifikimin e saj. Gjithashtu ka dhe një goditje në pjesën e pasme, goditje këto që i kanë sjellë dhe vdekjen. Nga ekspertiza paraprake rezulton se viktima nuk është e përdhunuar, por ka kryer një lindje vit më parë”, – u shpreh eksperti mjeko-ligjor, Hasan Laho.

Vrasja
Dyshimet janë se krimi mund të jetë kryer në orët e para të së mërkurës, kur dhe qyteti i Pogradecit është përfshirë nga reshjet e shiut. Nga ana tjetër, nga këqyrja e vendngjarjes, është konstatuar se viktima është tërhequr zvarrë përreth 15 metra, me qëllim për t’u fshehur poshtë urës.

Viktima është gjetur e veshur vetëm me një palë sutjena, ndërsa një fustan i zi, një këmishë e bardhë, mbathjet dhe një palë shapka, janë gjetur të shpërndara pranë vendit ku u gjet trupi i pajetë.

Pistat
Burime konfidenciale nga grupi hetimor, bëjnë të ditur për “GSH”, se njëra nga pistat e para të ngritura është ajo e grabitjes. Dyshohet se viktima mund të ketë punuar në lokalet e natës në Maqedoni dhe është kthyer nga policia e shtetit fqinj. Ajo mund të ketë marrë një taksi në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë-Thanës dhe gjatë rrugës, taksisti ka konstatuar se viktima ka pasur sasi të konsiderueshme parash me vete dhe e ka sulmuar atë.

Kjo pistë, edhe pse paraprake, përforcohet nga fakti se pranë viktimës nuk është gjetur asnjë çantë, përveç rrobave të shpërndara në një perimetër të madh. Por, Polica e Pogradecit, në bashkëpunim dhe me ekspertët kriminalistikë të ardhur nga Tirana, janë duke hetuar dhe në pista të tjera.BW/kohaislame

Artikulli paraprakMos e nënvlerësoni sinusin
Artikulli vijuesPesë mijë hapa në ditë për të mbajtur trupin në formë