Në Gazë është organizuar demonstratë për solidaritet me palestinezët në burgjet izraelite, raporton Anadolu Agency (AA).
Demonstruesit të cilët me thirrjen që bëri Komiteti i të burgosurve të forcave kombëtare dhe islame, u mblodhën para qendrës së UNESCO-s ku mbajtën pankarta me mbishkrime “Liri për të burgosurit palestinezë”.
Anëtari i Frontit Popullor për Zyrën Politike, Cemil Mizhir, në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së tha se “Palestinezët në burgjet izraelite, për shkak të shkeljeve të ligjeve ndërkombëtare vuajnë çdo ditë. Sot këtu gjithë botës i kujtojmë që të marrin veprim që të shpëtohet jeta e të burgosurve palestinezë dhe ata të jetojnë pranë familjeve të tyre”.