Dënohet me 7 vite burg personi që u martua me vajzën 6 vjeçare në Afganistan

Një person i moshës 42 vjeçare i cili afërsisht një javë më parë është martuar duke e blerë kundrejt produkteve ushqimore si orizit, çajit, vajit, sheqerit, etj, nga babai i sajë vajzën 6 vjeçare në rajonin Gor në perëndim të Afganistani, është dënuar me 7 vite burgim, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë të bërë nga gjykata e rajonit Gor theksohet se Sejid Abdulkerim i cili është martuar me vajzën 6 vjeçare Garib Gul është dënuar me 7 vite burg. Gjykata gjithashtu ka dënuar me 4 vite burg edhe babain i cili i shiti vajzën e vogël.

Vajza e vogël u shit nga babai i saj tek Albdulkerim afërsisht para një jave. Ndërsa policia arrestoi babain e vajzës dhe Abdulkerimin pas dasmës si rezultat i paralajmërimeve të bëra tek autoritetet nga persona të farefisit.

Mosha ligjore për martesën në Afganistan është 16 vjeç për femrat dhe 18 për meshkujt.

Artikulli paraprakStandard and Poor’s paralajmëron Ramën: Mos hap thesin për zgjedhjet
Artikulli vijuesRaporti sekret: 363 zona të mbjella me hashash në Shqipëri