Gruevski: Jem i gatshëm të takohem me grekët kudo dhe kurdo!

Maqedoni- Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski, ka deklaruar të enjten se ka dy mënyra për çështjen e kontestit të emrit, konfrontimi i vazhdueshëm apo ofrimi i propozimeve konkrete për forcimin e besimit midis dy vendeve.

Ai këtë e theksoi duke i’u përgjigjur presidentit grek Jorgos Papulias, i cili javën e kaluar kërkoi nga Shkupi që të tërhiqet nga karta e maqedonizmit dhe keqpërdorimit të historisë dhe të shprehin qëndrim konstruktiv për zgjidhjen e kontestit të emrit dhe anëtarësimin e vendit në NATO dhe BE, raporton Alsat M.

“Një ditë më herët, atëherë kur do të thonë ata, në çdo vend që do të zgjedhin unë jam i gatshëm të shkojë dhe të bisedojë. Nëse thonë në Athinë, nesër shkojmë në Athinë, nëse thonë në Bruksel shkojmë edhe atje. Të ulemi të bisedojmë dhe të tejkalojmë kontestin për të zgjedhur një zgjidhje, dhe jo të dërgohen porosi negative dhe shpifëse”, ka thënë Gruevski.

(ar.ku/BalkanWeb)kohaislame

Artikulli paraprakPse thinjen flokët para kohës
Artikulli vijuesKapet rrjeti ballkanas i trafikimit të emigrantëve, mes tyre 8 shqiptarë