Depresioni dhe sëmundjet malinje

Lëndët kimike të cilat truri i prodhon në rastet kur një person vuan nga një sëmundje e rëndë, siç është kanceri, mund të shkaktojnë ndryshim të disponimit, madje edhe depresion.

Shkencëtarët amerikanë kanë hulumtuar burimin e shkallës së lartë të depresionit te personat të cilët vuajnë nga kanceri. Dhe, eksperimentet e realizuara te kafshët laboratorike kanë treguar se ato që kishin ndonjë lloj tumori ishin më të prira për të qenë depresive (kishin përgjumje dhe mungesë apetiti).

Duke u bazuar në faktin se kafshët nuk janë të vetëdijshme se vuajnë nga kanceri, autorët e studimit pohojnë se ekzistojnë faktorë jo-psikologjikë të cilët nxisin paraqitjen e depresionit te personat që vuajnë nga kanceri, siç është prodhimi i substancave të caktuara në tru të cilat pritet të zbulohen në të ardhmen.

Artikulli paraprakKim Mehmeti në Zona B: Myslimanët ndjehen se janë të përaqësuar nga ateistë-leninistë! (VIDEO)
Artikulli vijuesQumështi ul shtypjen e gjakut