VMRO-DPMNE kërkon intervenim të policisë për të larguar protestuesit që kundërshtojnë ndërtimin e kryqit gjigant në Butel të Shkupit.
“MPB ka obligim kushtetues të mbroj ligjet, rendin, qetsinë dhe sigurinë e qytetarëve”, deklaroi Vlladimir Gjorçev nga VMRO-DPMNE. Sipas tij minsitri i brendëshëm Oliver Spasovski nuk e plotësoi obligimin e tij ligjorë, duke lejuar masa të merr ligjin në duart e sajë dhe të uzurpoj hapsirë publike në teritorin e komunës së Butelit.
Gjorçev këto komente i ka bërë në pres konferencën e sotme për shtyp, kushtuar ngjarjeve të fundit në Butel të Shkupit ku qindra qytetarë shqiptarë po qëndrojnë në vendin me qëllim për të penguar vendosjen e Kryqit gjigant.
Sipas Gjorçev, MPB-ja e ka për obligim kushtetues që ti mbrojë ligjet, rendin, paqën dhe sigurinë e qytetarëve.
“Oliver Spasovski nuk e përmbushi obligimin kushtetues. Jo vetëm Spasovski por edhe Edmond Ademi nga LSDM mbrëm ishin turp i rendit kushtetues të Maqedonisë. Oliver Spasovski mbrëm lejoi që turma ta merr ligjin në duart e veta, të ndezë drunjë, të rrënoj gardhin dhe të uzurpoj hapsirë publike të teritorit të Komunës Butel. Spasovski dhe bashkëpunëtorët e tij të dëgjueshëm të LSDM-së, në MPB mbrëm ikën nga përgjegjësia edhe pse janë të paguar nga qytetarët e Maqedonisë. Ministri Spasovski nuk dha urdhër që policia ta pengon turmën e njerëzve e cila mori ligjet në duart e veta”, ka deklaruar deputeti Gjorçev duke theksuar se rrugët e Maqedonisë do të përgjaken nëqoftëse Ministri Spasovski nuk jepë urdhër që të vendosë nën kontrollë gjendjen në Shkup.
“Nëqoftëse Oliver Spasovski nuk jepë urdhër për asistencë policore e cila do të kishte kthyer dhe do të vendoste rend në kryeqendrën e Maqedonisë, Shkup, atëher Spasovski do të ishte bashkëpunëtor i një skenari të përgjakshëm në rrugët e Maqedonisë të cilën e paralajmëroi këshilltari dhe kolega i tij nga LSDM, Edmond Ademi, ka deklaruar në pres konferencën e sotme deputeti I VMRP-DPMNE-së, Vlladimir Gjorçev.