Deputeti shqiptar: Nuk ka shqiptarë të lënduar

Pas sulmeve në Bruksel, Ahmet Gjanaj, deputet shqiptar në parlamentin rajonal të Brukselit në një intervistë telefonike me Ora News thotë se janë urdhëruar të mos lëvizin.
“Të gjithë seancat e parlamentit janë anuluar po na kërkojnë të mos lëvizim. Masat e sigurisë janë përforcuar.

Janë pezulluar dhe lidhjet telefonike ndërsa lidhjet me internet janë tepër të vështira”
Ai shton se nga të gjitha kontaktet që ka pasur deri tani nuk ka asnjë shqiptar të lënduar dhe as mes viktimave.

Artikulli paraprakShabani: BDI mundohet institucionalisht ta ndalojë ndërtimin e kryqit, ja se si
Artikulli vijuesVogëlushi sirian kërkon falje për Brukselin