Deri më tani s’ka shqiptarë në mesin e viktimave në Itali

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, ka bërë të ditur se deri më tani nuk është raportuar për të vdekur apo lënduar nga tërmeti në Itali.

Në një njoftim për media thuhet se MPJ e Shqipërisë është duke ndjekur zhvillimet e fundit dhe qëndron përkrahë Italisë, në këto momente të vështira, transmeton KosovaPress.

“Duke ju gjendur pranë Qeverisë dhe popullit Italian në këto çaste të vështira shprehim ngushëllimet më të ndjera për familjet e viktimave”, thuhet në njoftim.
Për të gjithë shqiptarët që gjenden në Itali, është vënë në dispozicion numri i emergjencës+393420498192.

Artikulli paraprakKjo është pasuria e Ali Ahmetit (Dokument)
Artikulli vijuesAfrim Krasniqi: Sa “punojnë” deputetët shqiptarë (Statistika)