Nikoliq së shpejti vizitë në Maqedoni

Presidenti serb Tomislav Nikoliq gjatë muajit të ardhshëm do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni, e para kjo në një nga vendet e rajonit.

Sipas mediave proqeveritare maqedonase, ai është ftuar nga autoritetet e Shkupit me rastin e shënimit të 100 vjetorit të Betejës së ashtuquajtur të Kumanovës, e cila njihet si beteja që shënoi fillimin e Luftës së Parë Botërore.
Ceremonitë e shënimit të kësaj date si dhe takimet me kreun e lartë shtetëror janë pjesë të agjendës së presidentit serb Nikoliq. Qeveria e Maqedonia ka përgatitur ceremoni të posaçme dhe ngritja e një përmendore për shënimin e kësaj ngjarje. (INA)/kohaislame

Artikulli paraprakShkupi përballet me raport negativ nga Brukseli
Artikulli vijuesNë Holandë takohen "Miqtë e Sirisë