Desert me ananas dhe kivi

Përbërësit
 
– 200 gr biskota
– 500 gr krem pastiçerie
– 2 luge kakao pluhur
– 1 komposto ananas
– 2 kivi
– 2 tufëza mente
– 2 gota qumësht portokalli
– 1 shllak (sipas dëshirës)
 
Përgatitja
 
Ndani biskotat ne tasa duke formuar një shtrese uniforme. Lagini me qumësht. Hidhni kremin e pastiqerisë ne një ene dhe rriheni për disa çaste ne mënyrë qe te fryhet lehtësisht. Shpërndani ne mënyrë uniforme kremin mbi biskota dhe niveloni shtresën me një spatul ne mënyrë qe te keni një sipërfaqe te rregullt. Ndërkohë pastroni gjethet e mentës lajini dhe thajini, prisni fetat e ananasit pasi ti keni kulluar nga lëngu, qëroni kivin dhe ndajeni ne feta. Vini frutat ne tasat e xhamit duke filluar me fetat e ananasit me pas vazhdoni me fetat e kivit dhe kompletoni me një shtrese tjetër me ananas. Kompletoni desert-in sipas dëshirës me shllak, shpërndani kakaon dhe me pas dekoroni me gjethet e mentës te freskëta.
Artikulli paraprakRusia dhe Ukraina, takim urgjent për gazin
Artikulli vijuesSTRATFOR: TURQIA DO TË NGRIHET, BE-JA DO TË RRËZOHET