Kek me mollë

0
309

Përbërësit:

6 mollë të pastruara dhe të prera në feta të holla

1 ½ filxhan çaji me sheqer

3 filxhan çaji miell për ëmbëlsira ose miell i zakonshëm

1 lugë çaji sodë

1 lugë çaji kripë

2 lugë çaji kanellë dhe karafil të bluar

½ filxhan çaji arra të thata

1 filxhan çaji me vaj

1 vanilje, sheqer pluhur për spërkatje

 

Përgatitja:

Vendosim mollët me sheqerin në një tenxhere të madhe në zjarr të ngadaltë, derisa të shkrijë pak sheqeri. Mollët nuk duhet të ziejnë plotësisht. Ulim tenxheren nga zjarri. Përziejmë miellin, erëzat, kripën, arrat dhe rrushin e thatë. Hedhim vajin në përzierjen e mollëve dhe në vazhdim miellin dhe i përziejmë që të bashkohen mirë. Përzierja duhet të jetë e mpiksur. E zbrazim me lugë në tepsinë e lyer me vaj dhe e pjekim në furrë me nxehtësi mesatare për 45 – 50 minuta. Kur të ftohet plotësisht, e spërkatim me sheqer pluhur.