Dëshironi muskuj të fortë? Konsumoni domatet jeshile

Dr. Christopher Adams nga Universiteti i Ioëas tha se atrofia e muskujve, ose humbja e muskujve, e shkaktuar nga plakja, lëndimet, kanceri dhe dështimi i zemrës i bën njerëzit të dobët dhe të lodhur, ndalon aktivitetin fizik dhe i bën njerëzit më të lëndueshëm nga rrëzimet dhe thyerjet.
Ekspertët kanë deklaruar se domatet jeshile kanë si përmbajtje të tyre tomatidina, një substancë që jo vetëm nxit rritjen e muskujve dhe forcës, për mbron nga humbja e muskujve e shkaktuar nga sëmundjet, lëndimet apo plakja.Atrofia muskulore prek më shumë 50 milionë amerikanë në vit, duke përfshirë 30 milionë të moshuar.
Duke përdorur mjetin e sistemit biologjik, Hartën e Lidhshmërisë, ekipi hulumtues ka identifikuar tomatidinën dhe ka zbuluar se e ka stimuluar rritjen e qelizave të muskujve të njeriut.Atrofia muskulore shkakton shumë probleme për pacientët, familjet e tyre, dhe sistemin e kujdesit shëndetësor në përgjithësi ushtrimet ndihmojnë, por ato nuk mjaftojnë dhe nuk janë të mundshme për ata që janë të sëmurë ose të lënduar, tha Adams.
“Domatet e gjelbra janë të sigurta nëse konsumohen me masë. Por ne nuk e dimë se sa domate të gjelbra një person do të duhej të hajë për ta marrë dozën e tomatidinës të ngjashme me atë që iu dha minjve”, tha Adams në një deklaratë.
Artikulli paraprakCameron për çështjen izraelito-palestineze: Britania mbështet zgjidhjen me dy shtete
Artikulli vijues5 gjërat kryesore që duhet të dijë çdo CIO në lidhje me Windows 10