Hipertensioni, 7 rregullat për ta luftuar

Hipertensioni ose i quajtur ndryshe si “vrasësi i heshtur” mund të godasë për vite të tëra një person pa dhënë sinjale të qarta, por ndërkohë mund të dëmtojë zemrën, enët e gjakut, veshkat dhe organe të tjera. Pikërisht për këtë arsye njeriu duhet të bëhet doktor i vetes dhe të kujdeset për atë çfarë ka në dorë.

Ndiqni disa këshilla për një stil jete më të mirë, me qëllim parandalimin e prekjes nga kjo sëmundje.Ja 7 rregulla thelbësore që mund të na përmirësojnë jetën.

1. Kontrolloni veten në tavolinë

Konsumoni dietën që lufton hipertensionin, me bazë frutash, zarzavatesh, drithërash dhe derivatesh të qumështit. Konsumoni shumë potasium që ju ndihmon të mbani nën kontroll tensionin. Evitoni yndyrnat.

2. Kujdes me kripën

Limitoni përdorimin e kripës në ushqimet tuaja. Kur uleni ne tavolinë hiqeni kripën, ndërsa kur të hani ushqime gjysmë të gatshme apo të konservuara bëni kujdes me konsumimin e tyre.

3. Mbani nën kontroll stresin

Përpiquni që të mos stresoheni. Merrni frymë thellë, shkoni në vende të qeta dhe flini gjumë mjaftueshëm.

4. Mbani peshën ideale

Mjafton që të eliminoni disa kilogramë që te ndjeni direkt permiresimin e tensionit te gjakut. Po ashtu edhe fizikisht do të dukeni më mirë.

5. Zgjidhni një sport dhe praktikojeni

Një shëtitje e gjatë në ditë do t’ju bëjë shumë mirë. Bëjeni shëtitjen rregullisht dhe do ta shihni se do tensioni i lartë do të rregullohet.

6. Mos pini alkool

Alkooli rrit presionin e gjakut edhe tek personat e shëndetshëm, ndaj kujdes largohuni tërësisht nga konsumimi i tij.

7. Mos pini duhan

Duhani dëmton rëndë shendetin tuaj dhe këtë e keni parasysh sa herë që merrni në dorë paketën. Por para se të ndizni një cigare kujtohuni se duhani shkatërron enët e gjakut. Nëse jeni konsumatorë të rregull, idealja do të ishte ta linit duhanin, por nëse e keni të vështirë përpiquni ta reduktoni atë./tch/kohaislame

Artikulli paraprakÇereku i fundit pritet me shitje rekord të iPhone
Artikulli vijuesSynimi ynë i vetëm është demokratizimi i Sirisë