Krasniqi paralajmëron mundësinë e largimit nga PDK

Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Krasniqi ka paralajmëruar mundësinë e largimit nga partia e tij.

Ai në një intervistë për KTV theksoi se ndryshimet në PDK, sidomos në rritjen e demokracisë së brendshme, janë të lidhura ngushtë me qëndrimin e tij në këtë parti.

Krasniqi ka thënë se në PDK, ka deputetë që janë me vota të vjedhura, e që kanë ardhur në parti, pa konsultime me kryesinë e partisë.

Në varësi të rrethanave, i pari i legjislativit, ka thënë se mund të jetë kandidat për pozitën e të parit të partisë.

Për aferën e “Grandit”, Krasniqi, ka thënë se shefi i qeverisë, duhet të thyej heshtjen dhe të flas për këtë punë, pasi që në kabinet, ka njerëz që sipas tij, janë marrë me krim të organizuar.

Edhe për procesin e privatizimit, duhet bërë një bilanc i deritanishëm, pasi nuk mund të shiten asetet e mbetura të Kosovës, me këtë klimë, ka shtuar Krasniqi.

Deklaratat pro dialogut politik nga kryeministri Thaçi, kryetari i Kuvendit, ka theksuar se janë të gabuara. (INA)/kohaislame

Artikulli paraprakDëshmitari për vrasjen e pesëfishtë është femër
Artikulli vijuesPlani i Serbisë për ndarjen e veriut