Ivanov: Terorizmi dhe ekstremizmi krijuan realitet të ri në Evropë

Siç do të rritet numri i refugjatëve, ashtu do të pakësohet vullneti dhe gatishmëria e Bashkimit Evropian për t’i pranuar dhe integruar. Njëkohësisht, kriza e migrantëve kontribuoi drejt tendosjes së marrëdhënieve mes shteteve, porositi presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov në hapjen solemne të Samitit të 19-të ekonomik euroaziatik që po mbahet në Stamboll.

Ai theksoi se sa më i dobët që është bashkëpunimi ndërmjet shteteve, aq më i fuqishëm është bashkëpunimi ndërmjet kriminelëve dhe shtoi se sipas statistikave të caktuara, tregtia me njerëz po bëhet më fitimprurëse se tregtia me lëndë narkotike.

“Ajo që shqtëson plotësisht, është se kanalet e njejta i shfrytëzojnë edhe individët me mendje të mbyllura të cilët me akte të dhunshme terroriste mbjellin dhunë. Kohë më parë, krahas Parisit, Brukselit, Ankarasë dhe Stambollit u gjend në goditje të terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, të cilët krijuan realitet të ri në Evropë”, tha presidenti i Maqedonisë.

Ivanov potencoi se në kohë të këtilla turbulente, ku gjithnjë e më tepër mbisundon frika dhe paqartësia, janë të domosdoshme vendime të matura për këto sfida ndezëse.

“Refugjatët dhe migrantët nuk janë statistikë, por qenie njerëzore, me të drejta të patjetërsueshme njerëzore dhe me dinjitet të, lindur njerëzor. Secili prej tyre është njeri në gjurmim të fatit. për post festum të mos e shikojmë fuqinë e të pafuqishmëve, duhet të jemi human ndaj tyre, dhe t’u dalim në ndihmë”, tha Ivanov.

Kjo është pjesëmarrja e gjashtë e presidentit Ivnaov në Forumin ekonomik euroaziatik, që mbahet çdo vit në organizim të Fondacionit Marmara. Në forum marrin pjesë presidentë aktual dhe të mëparshëm, kryeministra, ministra, personalitete të shquara nga jeta shoqërore dhe politike, sektori joqeveritar dhe komunitetet afariste nga rreth 40 shtete.

Në delegacionin e kryesuar nga presidenti Ivanov është edhe ministri pa resor i angazhuar për tërheqjen e investimeve të huaja, Xheri Naumof.

Artikulli paraprakNë UT u promovua libri “Shqiptarët Ortodoksë në Republikën e Maqedonisë”
Artikulli vijuesPërse është i rëndësishëm Nagorno Karabahu në luftën e gjerë mes Azerbajxhanit dhe Armenisë?