Dëshmitë kontradiktore për vrasjen të “killerit” italian

0
186
Italiani Salvatore Letizia nuk e ka pranuar fillimisht vrasjen e Mentor Lufit dhe mikut të tij.
 
Ai ka dhënë dëshmi kontradiktore para uniformave blu.
 
Letizia ka thënë fillimisht se është gjendur rastësisht në vendin e ngjarjes.
 
Ai tha se ishte kalimtar në vendin e ngjarjes kur ndodhi shkëmbimi i zjarrit dhe u përplas nga një makinë e bardhë.
 
Por, fotoja e Mentor Lufit në portofolin e tij dhe më pas gjetja e pistoletës që e kishte fshehur në një kazan plehrash, e kanë detyruar atë që të pranojë vrasjen.