VIDEO e masakrës në Tiranë, momenti i arrestimit të nipit të Mentor Lufit

0
234
Kjo video është xhiruar vetëm pak sekonda pasi ka ndodhur masakra e djeshme në Tiranë ku mbetën tre të vrarë.
 
Në pamje duket njëri nga nipërit e viktimës, Mentor Lufi, i cili kërkon ndihmë për xhaxhin e tij të vrarë.
 
Pamjet që janë transmetuar nga Vizion+ tregojnë dhe momentin kur Markelian Doçi një nga autorët arrestohet nga forcat e rendit.
 
Doçi vrau Besnik Sulkun pak pasi ky qëlloi për vdekje Mentor Lufin.
 
Ngjarja e rëndë e së mërkurës në mbrëmje ka tronditur kryeqytetin.
 
Policia dyshon që në themel të përplasjes që përfundoi me 3 të vdekur dhe 1 shtetas italian të plagosur, janë dy krime të mëparshme të lidhura me një konflikt të nisur në Holandë.
Linku i videos: https://youtu.be/9P-CG_a2nHM

Detajet e vrasjes

 

PËRDITËSIM: Luftë me 3 të vrarë në mes të Tiranës, në ditën më të mbipopulluar me policë për shkak të vizitës së kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiç.

Ngjarja e rëndë ndodhi të mërkurën rreth orës 19:20 përballë Fakultetit të Shkencave, ndërsa policia ka kryer arrestimin në kohë rekord të autorëve të dyshuar.

I plagosur mbeti edhe një shtetas italian, që dyshohet se shoqëronte atentatorin kryesor që nisi betejën e përgjakshme.

Viktimat fillestare janë Mentor Lufi (Doçi), 37 vjeç dhe miku i tij Gerti Goxhaj, 34 vjeç.

Pak minuta më pas mbeti i vrarë vrasësi i tyre Besnik Sulku, 37 vjeç. Ky u vra nga i arrestuari Markeljan Doçi, 25 vjeç, që është edhe nipi i viktimës Mentor Lufi (Doçi).

I ndaluari ka plagosur dhe përplasur me makinë edhe italianin Salvatore Lettizia, që ka qëlluar Lufin e Goxhajn bashkë me Sulkun.

Forca te policise, duke kqyrur vendin e ngjarjes prane bulevardit Zogu i Pare, ku mbeten te vrare 3 persona, Mentor Lufi, Gerti Goxha dhe Besnik Sulku, pasi jane qelluar per vdekje nga disa persona te paidentifikuar./r/n/r/nPolice force, at  the crime scene at the First Bird Boulevard, where three people were killed,Mentor Lufi, Gerti Goxha and Besnik Sulku, after being shot dead by some unidentified persons.

Forca te policise, duke kqyrur vendin e ngjarjes prane bulevardit Zogu i Pare, ku mbeten te vrare 3 persona, Mentor Lufi, Gerti Goxha dhe Besnik Sulku, pasi jane qelluar per vdekje nga disa persona te paidentifikuar

Policia tha se pista kryesore është hakmarrja për shkak të një plagosje të ndodhur disa muaj më parë në kryeqytet që pasoi një vrasje jashtë vendit.

Konflikti mendohet të ketë ardhur për prishje të pazareve të drogës.

Viktimat mësohet se janë me precedentë të mëparshëm penalë dhe të gjithë me origjinë nga zona e Dibrës, Burrel dhe Bulqizë.

Mekanizmi i ngjarjes

Pasditen e se merkures, Mentor Lufi (Doçi) dhe shoku i tij Gerti Hoxha, janë ulur së bashku në një lokal përballë Fakultetit, në krahun e Maternitetit, në bulevardin “Zogu i Parë”.

Aty pranë ka qenë nipi i Lufit, Markeljani dhe miqtë e tij, që e ruanin për shkak të konflikteve të vjetra që kishte xhaxhai i tij.

Sipaa një rindërtimi të parë të ngjarjes nga policia, Hoxha dhe Lufi kanë dalë nga lokali së bashku rreth orës 19 e 40 dhe janë qëlluar fillimisht nga Besnik Sulku dhe italiani që e shoqëronte.

1

Goxhaj ka ndërruar jetë në vend, kurse Lufi ka vdekur në Spitalin e Traumës pas pak minutash nga momenti që u dërgua.

Hakmarrja e çastit

Besnik Sulku dhe italiani janë përpjekur të largohen nga vendngjarja. Markeljan Doçi, nipi i Mentorit, pasi ka parë se po qëllohej ndaj xhaxhait, ka dalë nga vendi bashkë me Klevis Doçin, të afërmin e tij dhe shokët e tjerë dhe ka qëlluar mbi Sulkun.

2

Ky i fundit është përpjekur të largohet në drejtim të Fakultetit të Shkencave, por nuk ia ka dalë dot. Më tej Doçi ka përplqsur me makinë edhe italianin Salvatore Letizzia.

Edhe Sulku sipas policisë ka vdekur në vend, kurse italiani u dërgua në spital për mjekim.

Arrestimi në kohë rekord

Pasi ka përplasur italianin në përpjekje për ta vrarë Doçi ka tentuar të largohet. Patrullat e policisë arritën ta arrestonin vetëm në 5 minuta distancë kohore nga ngjarja. Po kështu janë shoqëruar edhe Klevis Doçin dhe 3 persona të tjerë që ndërkohë dërguan Mentor Lufin (Doçin) në spital të plagosur rëndë, që gjithsesi nuk arriti të mbijetonte. 

Forca te policise, duke kqyrur vendin e ngjarjes prane bulevardit Zogu i Pare, ku mbeten te vrare 3 persona, Mentor Lufi, Gerti Goxha dhe Besnik Sulku, pasi jane qelluar per vdekje nga disa persona te paidentifikuar./r/n/r/nPolice force, at  the crime scene at the First Bird Boulevard, where three people were killed,Mentor Lufi, Gerti Goxha and Besnik Sulku, after being shot dead by some unidentified persons.

Forca te policise, duke kqyrur vendin e ngjarjes prane bulevardit Zogu i Pare, ku mbeten te vrare 3 persona, Mentor Lufi, Gerti Goxha dhe Besnik Sulku, pasi jane qelluar per vdekje nga disa persona te paidentifikuar.

Shtetasi italian fillimisht ka mohuar përfshirjen në krim por atij i është gjendur me vete një foto e viktimës Fufi. Kurse i arrestuari Markeljan ka pranuar krimin.

 Nipi ruante Lufin

Burime të policisë thanë se Markeljan Doçi, i arrestuar, nuk ndodhej rastësisht në vendngjarje. Ai ka qenë së bashku me Klevisin, duke ruajtur Mentor Lufin (Doçin), pasi ishin nipat e tij. Për shkak të konflikteve të mëparshme, Lufi ruhej nga sulmet.

4

Në dhjetor 2014 ai është plagosur me armë tek lokali i viktimës tjetër Gerti Goxha dhe prej asaj kohe ruhej nga nipërit e tij dhe miqtë.

Edhe dje Markeljani ka qenë në distancë duke e ruajtur dhe pavarësisht se nuk ka parandaluar dot vrasjen e xhaxhait, mundi të hakmerrej në çast.

E kaluara e viktimave dhe pistat e drogës dhe hakmarrjes

Policia e Tiranës deklaroi mbrëmë zyrtarisht se motivi i ngjarjes së rëndë mbetet hakmarrja për konfliktet e kaluara. Konfirmohet fakti se Mentor Lufi (Doçi) është plagosur pak muaj më parë afër zonës së “Stadiumit Dinamo” pikërisht në lokalin e Gerti Goxhajt që humbi dje jetën bashkë me të.

Vrasësi i vrarë Besnik Sulku dyshohet se kërkonte të hakmerrej për shkak se Lufi i kishte vrarë vëllanë Durim Sulku po gjatë këtij viti në Roterdam të Holandës.

Vëllai i Besnik Sulkut u vra në Holandë më 17 Prill të këtij viti

Vëllai i Besnik Sulkut u vra në Holandë më 17 Prill të këtij viti

Por këtë fakt policia ende nuk e konfirmon. Por fakti se Lufi është plagosur me armë në Tiranë m
enjëherë pas kësaj ngjarjeje ngre dyshime të forta.

Edhe viktima Goxhaj ka pasur precedentë të kaluar për trafik droge, ndërsa zotëronte një lokal si biznes.

Lufi gjithashtu ka qenë i proceduar më parë për kanosje. Nga kjo situatë konfliktesh të mbartura ndër vite ka ardhur edhe hakmarrja e përgjakshme. Por policia beson se origjina e përplasjeve mbetet prishja e pazareve të drogës jashtë vendit dhe importimi i konflikteve në Shqipëri, për t’i zgjidhur më pas me armë./DITA

 

******

Më poshtë gjeni komunikatën zyrtare të policisë:

Më datë 27.05.2015, në orën 19:20, Salla Operative e Drejtorisë së Policisë së Tiranës ka marrë njoftim se në vendin e quajtur, Bulevardi Zogu I, përballë Fakultetit të Shkencave të Natyrës kishte ndodhur një shkëmbim zjarri mes dy grupeve.

Nga hetimet e para hetimore ka rezultuar se dy grupe me preçedent të mëparshëm penal kanë pasur shkëmbim zjarri mes tyre. Me konkretisht :

Shtetasi Mentor Lufi (Doçi) së bashku me shtetasin Gerti Goxhaj kanë qënë ulur në një kafe pranë Fakultetit të Shkencave të Natyrës.

Jashtë kafes ishin duke pritur dy nipërit e Mentor Lufit. Pasi kane dalë nga kafja, shtetasi Mentor Lufi ka hipur në mjetin tip BMW me targa AA 001IK si pasagjer dhe drejtues mjeti ka qenë shtetasi Gerti Goxhaj.

Ndërkohë pas tyre vinte mjeti tip Touareg me targa AA 097 KE në të cilën udhëtonin dy nipat e shtetasit M.Lufi ,konkretisht shtetasi Markeljan Doçi dhe shtetasi Klevis Doçi.

Në momentin kur mjeti tip BMW ka filluar lëvizjen, në këmbë kanë qenë dy shtetas të cilët kanë hapur zjarr duke qëlluar në drejtim të dy shtetasve që udhëtonin në mjetin tip tip BMW me targa AA 001IK .

Në këtë moment menjëherë janë kundërpërgjigjur me armë zjarri dy nipat e M.Lufit (Doçi) duke goditur me mjet një nga autoret e dyshuar shtetas Italian i identifikuar me emrin Salvatore LETTICIA, i cili ka mundur të largohet nga vendngjarja duke u fshehur në një hotel në afërsi dhe duke u përpjekur të fshihte provat e krimit.

Ndërkohë shtetasi Markeljan Doçi ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Besnik Sulku i cili hapi zjarr i pari ndaj xhaxhait të tyre dhe mikut të tij.

Kjo ngjarje ka ndodhur në një fragment kohe shumë të shkurtër dhe punonjësit e policisë në kohe rekord kanë mbërritur në vendngjarje për tre minuta.

Policia ka bërë rrethimin e zonës dhe falë veprimeve të shpejta ka bërë të mundur neutralizimin e të dy autoreve të dyshuar, ku shtetasi Markeljan Doçi mbante në dorë armën me të cilën kishte kryer krimin.

Disa metra me tej ,në një hotel në afërsi të vendngjarjes u ndalua autori i dytë i dyshuar shtetasi Italian, i cili kishte dëmtime në trup dhe i gjakosur në fytyrë.

Në vendin e ngjarjes u gjeten dhe u sekuestruan dy automjete: një automjet tip BMW me targa AA 001 IK, mjeti tip Touareg me targa AA 097 KE si dhe dy arme zjarri tip pistoletë.

Viktimat dhe autorët e kësaj përplasje me armë ,kanë qenë të evidentuar më parë nga Policia si persona me precedentë kriminalë në fushën e Trafikut ndërkombëtar të Lëndëve narkotike , armbajtës pa leje etj.

Në Drejtorinë e Policisë Tiranë aktualisht janë të shoqëruar 3 shtetas , dy nipërit e Mentor Lufit dhe shtetasi Italian, ku vijon veprimet procedurale dhe hetimore nga Specialistët e Sektorit Kundër Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë nën kryesimin e Prokurorit.