Dështimi i tenderit për stentat, “shpëtim” për spitalet private

Mbi 100 mjekë, kryesisht kardiologë, po paraqiten në Prokurori për të dhënë dëshmitë e tyre për dyshimet se ata dërguan pacientë me qëllime përfitimi në spitalet private.

Megjithatë, trendi i përcjelljes së pacientëve për intervenime invazive kardiologjike në spitalet private po vazhdon.

Pas dy ditësh pritjeje, zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë nuk kanë qenë në gjendje që të sigurojnë të dhënat për numrin e pacientëve që për tre muajt e parë të këtij viti janë mjekuar për sëmundje zemre në spitalet private, për shkak se në Qendrën Klinike Universitare nuk kanë arritur të mjekohen.

“Me gjithë insistimin e Zyrës për Informim, Zyra e Trajtimit Jashtë Institucioneve Publike, nuk ka arritur ende të na i sigurojë të dhënat e tremujorit 2016”, është përgjigjur Faik Hoti, zëdhënës i Ministrisë së Shëndetësisë pas pyetjeve të adresuara nga gazeta “Zëri”.

Ai ka thënë megjithatë se nuk ka ndonjë marrëveshje midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve private ku do të dërgoheshin pacientët për infarkt akut.

Artikulli paraprakSërish arrestohet Visar Ymeri
Artikulli vijuesHetimi i tretur i ngritjes akademike të doktor Kamishit