Deti që skuqet si gjaku

Shkencëtarët rus dhe banorët e bregut të detit të Azovit, kanë mbetur të shokuar pasi kanë vërejtur se një pjesë e detit është skuqur sikur të jetë gjak.

Pushteti lokal po përpiqet që të qetësojë banorët lokal duke pohuar se bëhet fjalë për dukuri normale por jo të zakonshme dhe të shpeshtë, e cila mund të sqarohet me proceset natyrore.

Mirëpo, ndër shkaqet e mundshme, nga lista e shkaqeve nuk është eliminuar as ndotja e detit me toksine ose të ngjashme. Banorët lokal kanë arritur të bëjnë disa fotografi të “detit të skuqur”.

Deti i Azovit, është deti më i cekët në botë, ku thellësia mesatare arrin deri në 7 metra, ndërsa thellësia më e madhe është 14 metra. Është i gjatë 360 ndërsa i gjerë 180 km dhe ka një sipërfaqe prej 30.000 km katror dhe ndodhet mbi Detin e Zi.
Ky det dikur ka pas një florë dhe faunë të begatë dhe rreth 380 lloje të gjallesave. Banorët lokal janë marrë kryesisht me peshkim, me një mesatare prej 300.000 tonelata peshk në vit. E gjithë kjo ka qenë rezultat i produktivitetit të lartë biologjik të Detit të Azovit, që ka qenë rezultat i furnizimit dhe prurjes së materieve ushqyese të lumenjve që derdhen në këtë det dhe kanë ndikim të madh.

Mirëpo, me ndërprerjen artificiale të lumenjve në këtë det, respektivisht, me ndërtimin e digave dhe kultivimin e pambukut në këtë zonë, është shtuar edhe niveli i ndotjes. Si pasojë e këtyre ndotjeve ka rënë edhe peshkimi, ndërsa më së shumti kanë pësuar fabrikat për përpunimin e peshkut. (INA/kohaislame

Artikulli paraprakSkandali që tronditi Kinën
Artikulli vijuesPolicitë e Shqipërisë dhe të Kosovës nuk ftohen në Shkup