Meksikë: Patricia është zbutur, por ende mbetet e rrezikshme

Uragani Patricia sot ka vazhduar të zbutet, disa orë pasi e ka goditur pjesën perëndimore të Meksikës, me ç’rast ka pasur erëra shkatërruese dhe të reshura të mëdha, por duket se janë evituar dëmet e rënda.

Ky uragan e goditi dheun mbrëmë vonë, ishte radhitur në kategorinë e pestë, që është më e larta.
Por, tash ky uragan ka rënë në kategorinë 2, si stuhi tropikale.
Shërbimi kombëtar i motit i Shteteve të Bashkuara ka tërhequr vërejtjen se Patricia mbetet “uragan i fuqishëm”, përkundër uljes së kategorisë.
Presidenti i Meksikës, Enrique Pena Nieto, ka kërkuar që njerëzit “të mbeten në strehime” duke i siguruar ata se “forcat e sigurisë do të patrullojnë për mbrojtjen e shtëpive të tyre”.
Qendra kombëtare për uragane e Shteteve të Bashkuara tha se Patricia e kishte goditur bregdetin, që është rrallë i banuar me njerëz, me erëra prej 265 kilometrash në orë.
Kjo ishte stuhia më e fuqishme e regjistruar ndonjëherë në kontinentin e Amerikës.
Artikulli paraprakPutini teston “Ladën” e re ruse
Artikulli vijuesIsh presidenti rumun në gjykatë, i akuzuar penalisht për krime kundër njerëzimit