Detroit, gjenden dy fëmijë në frigorifer, arrestohet nëna

Zyrtarët përmbarues të cilët kishin ardhur për të zbatuar urdhëresë për shpërngulje për mospagimin e qirasë për banesën, dje në një kompleks banor në Detroit kanë gjetur trupat e ngrirë të vajzës 14-vjeçare dhe djalit 11-vjeç
 
 
Në shtetin amerikan të Miçiganit është arrestuar një nënë 35 vjeçare pasi që përmbarues gjyqësorë në shtëpinë e saj gjetën trupat e ngrirë të dy fëmijëve të saj, raporton Anadolu Agency (AA).
 
Zyrtarët përmbarues të cilët kishin ardhur për të zbatuar urdhëresë për shpërngulje për mospagimin e qirasë për banesën, dje në një kompleks banor në Detroit kanë gjetur trupat e ngrirë të vajzës 14-vjeçare dhe djalit 11-vjeçar. Trupat ishin në një qese, dhe nuk është e ditur se sa gjatë kanë qenë të ngrirë.
 
Sipas raportimeve të “Fox News”, dy fëmijë të tjerë të 35-vjeçarës së arrestuar, të moshës 11 dhe 17 vjeçare u gjetën në një shtëpi fqinje dhe janë vendosur nën mbrojtje.
 
Shefi i policisë së Detroitit James Craig është cituar nga “Lokal radio 4” dhe portalet e internetit se “trupat e fëmijëve të ngrirë në frigorifer janë zbuluar gjatë dëbimit”. “Ky ishte zbulim i tmerrshëm”, tha Craid. 
 
Prokurorët të martën akoma nuk kanë ngritur aktakuzën kundër nënës identitetin e së cilës policia akoma nuk e ka zbuluar. Fqinjët e saj për mediat lokale thanë se kjo grua ishte e papunësuar dhe se kishte probleme financiare. 
Artikulli paraprakArrestohet në Kavajë 38 vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për “akte terroriste”
Artikulli vijuesNesër fillon raundi i radhës për necgociatat mbi programin bërthamor të Iranit