Papa Françesku: Luftimet në Mosul të lënë pa fjalë

Udhëheqësi i Kishës Katolike, Papa Françesku tha se luftimet në qytetin irakian Mosul “të detyrojnë të qash dhe të lënë pa fjalë”.

Papa sot në sheshin e Vatikanit udhëhoqi meshën përpara 50 mijë besimtarëve. Gjatë lutjes, Papa Françesku foli edhe për Mosulin ku po zhvillohen luftime të ashpra për çlirimin e këtij qyteti nga terroristët e DEASH-it.

“Jam i tmerruar nga vrasja gjakftohtë e fëmijëve”, tha Papa.

Artikulli paraprakHaiti, qindra të burgosur arratisen nga burgu
Artikulli vijuesRegjimi i Sirisë ka përdorur 3 herë armë kimike