DEUTSCHE TELEKOM E DO TELEKOMIN E KOSOVËS PËR 200 MILIONË

Bazuar në një raport të gazetës austriake “Wirtschaftsblatt”, e që e transmeton agjencia Reuters, kompania Telekom e Gjermanisë është e interesuar për blerjen e Telekomit të Kosovës.

Krahas ndërmarrjes në fjalë, e cila prin në tregun gjerman të telekomunikacionit, interesim kanë shprehur edhe France Telecom, Turkcell turk dhe ndërmarrja investuese Delta Partners, me seli në Dubai, shkruan gazeta, duke iu referuar burimeve të brendshme.

Ndërkaq, Telekom Austria, po sipas këtyre burimeve, nuk merr pjesë më në këtë garë. “Ne nuk jemi të interesuar më”, ka thënë një zëdhënës i kësaj ndërmarrjeje. Telekomi gjerman deri më tash nuk e ka komentuar interesimin për këtë blerje, shkruan koha.

Sipas “Wirtschaftsblatt”, transmeton Albinfo, shuma që duhet të paguhet për blerjen e 75 për qind të vlerës së Telekomit të Kosovës është rreth 200 milionë euro. Të interesuarit duhet që deri në tetor t`i japin ofertat e tyre obligative. Përmbyllja e procesit të shitjes pritet për në vitin e ardhshëm.kohaislame

Artikulli paraprakTADIQI HOMO
Artikulli vijuesBukoshi e Haraqija do të largohen nga Qeveria