All-llahu i Madhërishëm në Kur’anin fisnik duke treguar ndodhinë e Salihut a.s. urdhëron e thotë:
“Edhe te (populli) Themud ua dërguam vëllain e tyre, Salihun, e ai u tha: “O populli im, besojeni All-llahun (Një) nuk keni zot tjetër pos Tij. Qe, ju erdhi argumenti nga Zoti juaj. Ja, kjo deveja është mrekulli për ju. Lereni këtë të lirë të hajë në tokën e All-llahut dhe kurrsesi mos e merrni me të keq, e t’ju kapë dënimi i dhembshëm”. (El Arafë, 73)
Ja, unë jam deveja që askujt nuk i kam bërë keq, por prap më therrën, edhe pse All-llahu i Madhërishëm ua kishte tërhek vërejtjen që atë most a bëjnë. Jeta ime e vërtetë ka qenë tejet e qudtshme. Kam lindur nga një kodër e lartë me fjalën e All-llahut. Pra, isha pjesë e gurit i cili me urdhërin e All-llahut i shndëruar në mish, gjak, dhe fillova të japi qumësht. Në barkun tim barta një frut, një deve të vogël të cilën e linda, kështu nga gjinjët e mi filloj të rrjedhë qumësht si rrëke lumi me bekimin e All-llahut të Gjithëmadhërishëm. Ushqeva me qumështin tim me mijëra të uritur dhe të etur. Një ditë ushqeja njerëzit, e një ditë deven time të vogël. Të gjithëve u jepja qumësht pa pagesë vetëm e vetëm që të falendëroj All-llahun.
E me gjithë këtë më therrën, dhe ja duke i përjetuar momentet e fundit të jetës sime dhe tani më duke filluar të shijoj momentet e vdekjes sime. Kërkova ngjyrë që të përshkruaj tërë historinë time, por vërejta vetëm gjakun tim andaj ja pra me gjakun tim po e përshkruaj ndodhinë, gjegjësisht historinë e përgjakshme time, që ajo të mbetet mësim për brezat e ardhshëm. Unë vërtet po vdes, porn ë fytyrën time vërehet buzëqeshja e mirësisë dhe e mirësisë. Por, vërtetë a buzëqesh deveja? Po , kur është në pyetje deveja e cila nuk ishte deve, por symbol i argumentit të All-llahut, atëherë do t’ju bëhet e qartë përse vdekjen time e përjetova duke buzëqeshur.
Pra, unë jam deveja e Salihut a.s. gjegjësisht deveja e All-llahut, sepse ky është emir im në librin e All-llahut:
Themudi përgënjeshtroi për shkak të arrogancës së vet.
Kur më i keqi i tyre u ngrit me të shpejtë.
E Pejgamberi atyre u pat thënë: “Kini kujdes devenë e All-llahut dhe ndaj pengimit të saj që të pijë ujë”.
Ata nuk i besuan atij dhe atë (devenë) e therën dhe Zoti i tyre për shkak të mëkatit të tyre ua rreshtoi ndëshkimet dhe i rrafshoi,
Duke mos iu frikësuar prapavisë së atij (ndëshkimi)”. (Esh Shems, 11-15)
Pra, All-llahu i Madhërishëm, Krijuesi Absolut, për ndër timin më quajti deveja e All-llahut, për të ngritur famën time. Andaj në të njejtën kohë kam qenë deve, dhe jo deve e zakonshme…Nga forma e jashtme isha deve, por në fakt isha një ndër argumentet e shumta të All-llahut.
Lindaj ime ishte befasi për mua, para se të jetë befasi për popullin e Salihut a.s…. Pasi që linda nga shkëmbi kuptova kuptova se vërtetë lindaj ime nga shkëmbi paraqet një mrekulli (mu’xhize).
Pra, linda te populli Themud. Ishte një popull i dhënë pas epsheve, i shfrenuar dhe jo tepër i menqur…
Fatkeqësia e tyre rritej me rritjen e pasurisë së tyre. Ky popull adhuronte idhujt, arin dhe të gjitha gjërat të cilat i sillnin kënaqësi të kësaj bote.
Më pastaj All-llahu i Plotëfuqishëm vendosi t’ua dërgojë Pejgamberin i cili do t’i udhëzonte në rrugë të drejtë dhe në besimin në një Zot. Në mesin e tyre zgjodhi njeriun më të pastër, më të ndershëm i cili besonte dhe adhuronte vetëm një Zot..emri i tij ishte Salih, paqja dhe mëshira e All-llahut qofshtë mbi të. Ai iu drejtua popullit të tij me këto fjalë:
“O populli im, besojeni All-llahun (Një) nuk keni zot tjetër pos Tij…
Përkujtoni kur Ai ju bëri sundues pas Adit, ju vendosi në tokë e ju në rrafshin e saj ndërtoni pallate, kurse në kodrina ngreni shtëpia, përkujtoni të mirat e All-llahut e mos u bëni shkatërrues në tokë”. (El A’rafë, 73-74)
Ishin këto fjalë të njejta të cilat para tij , popujve të tyre u kishin thënë Hudi, Nuhi dhe të dërguarit tjerë të All-llahut. Amaneti i tërë pejgamberëve të Zotit në themel i kishte këto nëntë fjalë.
“Besoni All-llahun (një) nuk keni Zot tjetër pos Tij”
Në këtë mënyrë besimi ndaj All-llahut bëhet i lehtë, natyral, i logjikshëm dhe real.
Por, në planin shoqërorë, kjo fjalë bëhet revolucion…Aplikimi i kësaj fjale do të thotë lëshimi i tërë idhujve, tërë interesave që janë të lidhur me këta idhuj, e që lindin në kokat e njerëzve. Kjo, njëkohësisht do të thotë ndryshim radikal në një shoqëri, kthim në tradita dhe vlera morale. Njëherit kjo do të thotë rrënim i atyre institucioneve të cilat fillojnë në shirk, e kjo do të thotë vdekje e interesave personale, interesa të cilat janë të gatshëm të mbrohen edhe me armë…
Arma e parë me të cilën populli iu drejtua Salihut a.s. ishin fjalët e tyre: “Argumento që je pejgamber”
Ata adhuronin idhujt të cilët iu kishte ndaluar Salihu a.s.
Ata i thanë:
“O Salih, ti ishe shpresë jona para kësaj. Si mund të na ndalosh ta adhurojmë atë që e adhuruan prindërit tanë? Vërtet, ne jemi shumë të dyshimtë e në dilemë në atë që na thërret ti!” (Hudë, 62)
Ky qëndrim i tyre, për mua si deve ishte i paqartë, i pakuptueshëm… Para se të dërgohej si pëjgamber, ishte shumë i respektuar në mesin e tyre. Ishte i menqur, i ditur dhe i sinqertë sa që mendonin ta bënin udhëheqës të fisit të tyre.
Por, në besimin dhe fenë e tij në një Zot, ai u prishi planet e tyre. Kështu ata thanë:
-Argumento se je i dërguar i Zotit…
-Çfarë argumenti dëshironi t’ju sjellë? i pyeti Salihu a.s.
-Ne dëshirojmë diçka të çuditshme, diçka që nuk ka ndodhur më parë…
-Çfarë dëshironi? i pyeti përsëri Salihu a.s.
-E sheh atë shkëmbë në afërsi, përse nuk i lutesh Zotit tënd që nga ai të lindë deveja? i thanë ata.
Më pastaj Salihu a.s. tha:
-Nëse e bëjë këtë , a do të besoni që jamë i dërguar i Zotit?
– Po , u përgjigjën
Salihu a.s. u drejtua atyre me këto fjalë:
-Ju po kërkoni një shenjë të jashtëzakonshme e cila preket me dorë…Këto shenja paraqesin thyerje të ligjeve të natyrës, dhe nuk është mirë që robërit e All-llahut të kërkojnë nga Zoti i tyre të thyhen këto ligje për të besuar në Atë.
-Pranoje se këtë nuk mund ta bësh.. filluan të bërtasin ata.
Salihu a.s. u tha:
-Ju në këtë moment po silleni si fëmijë të cilët kërkojnë një lodër të jashtëzakonshme…Kjo nuk është mirësjellje fisnike ndaj Zotit…
Ata i thanë:
-O Salih, ne kërkojmë këtë argument për të pranuar ty si i dërguar i Zotit…
Salihu a.s. përsëri u drejtohet atyre me këto fjalë:
– Po frikësohem për ju, që pos një kohe do ta mohoni këtë argument dhe do t’u arrijë dënimi i All-llahut…
-Jo, të premtojmë se do t’i besojmë atij argumenti dhe nuk do t’i sjellim kurrfar dëmi…thanë ata.
Kur Salihu a.s. e pa se ata ishin këmbëngulës në kërkesat e tyre iu drejtua All-llahut me lutje…Dhe All-llahu i Plotëfuqishëm ia pranoj lutjen, dhe nga shkëmbi doli deveja…Kjo deve isha unë…
Salihu a.s. tha:
“O populli im, kjo është deveja e All-llahut, për ju është një argument. Lereni pra, të ushqehet në tokën e All-llahut e mos e prekni me ndonjë të keqe e t’ju godasë menjëherë dënimi!” (Hudë, 64)
Populli mbeti i shtangur kur panë që dëshira e tyre u plotësua. Para tyre panë një mrekulli që nuk e kishin imagjinuar fare, dhe e cila i bëri që të binden.
Me koka të ulura pranuan se vërtetë Salihu a.s. është i dërguar i All-llahut, dhe që të gjithë prëmtuan se do t’i përgjigjen thirrjes së tij.
Salihu a.s. në atë rast u tha:
-All-llahu u premton se do t’ju arrijë një dënim i pashmangshëm dhe i shpejtë nëse dikush nga ju do t’i shkaktojë ndonjë dëm deves.
Të nesërmen fillova të shëtisë nëpër rrugët e qytetit. Fëmijët mu afruan të parët, së pari me frikë dhe dyshim e pastaj pasi një djalosh mëlëmoi kokën time, filluan edhe të tjerët të më rrethojnë. Më gëzoi pa masë afërsia që filloj të tregojë populli i Themudit ndaj meje. Por, edhe dashuria ime ndaj tyre filloj të rritet.
Tri ditë pas paraqitjes time, solla në jetë devenë time të vogël. Kjo rriti mahnitjen e tyre edhe më shummë…
Njerëzit filluan ta përkëdhelin devenë e vogël sikur dëshironin të tregonin se kjo ishte realitet e jo imagjinatë…
Fillova të mëkoj devenë tim të vogël, por kisha aq shumë qumësht sa që të pranishmit shkuan te Salihu a.s. duke kërkuar që edhe ata të pijnë qumështin tim. Salihu a.s. u tha që u lejohet qumështi im, por një ditë do të lejoni që ajo të pijë ujin e ju qumështin e sajë, ndërsa ditën tjetër ju do të pini ujin, ndërsa qumështin do ta pinë deveja e vogël. Populli u pajtua me propozimin e Salihut a.s.
Qumështi im ishte me shije të këndshme dhe kush e pinte nuk ndiente më as etje dhe as uri.
Kështu u bëra burim i pashtershëm i qumështit, sepse All-llahu e kishte bekuar qumështin tim, dhe jo vetëm se i plotësova kërkesat e tyre me qumështin tim, por, nga qumështi i tepërt filluan të bënin djath, kos, gjalpë…
Tërë populli filloj të më dojë sepse të gjithë i ushqeja…Filluan të më dojnë edhe besimtarët e varfër që pasonin Salihun a.s. Më quanin deveja e All-llahut.
Por, me kalimin e kohës erdhi deri te konflikti i besimtarëve të sinqertë dhe atyre që nuk besonin All-llahun.
“Krerët kryelartë nga populli i tij u thanë atyre që ishin më të dobët e që kishin besuar: “A e dini se me të vërtetë Salihu është i dërguar nga Zoti i tij?…”
(El A’rafë, 75)
Ky konflikt krjoi dy tabore, të besimtarëve të sinqertë dhe të krerëve kryelartë që ishin kryeneqë.
Në fillim duke i nënçmuar, u kishin bërë pyetje provokuese:
“…A e dini se me të vërtetë Salihu është i dërguar nga Zoti i tij?…” (El A’rafë, 75)
në të cilën besimtartë u përgjigjen:
“…Vërtet, ne jemi besimtarë të asaj me çka është dërguar”. (El A’rafë, 75)
Kjo nuk u pëlqeu atyre, atëherë me plot mllef thanë:
“…Ne jemi mohues (jobesimtarë) të asaj që ju i besuat”. (El A’rafë, 76)
U larguan si të tërbuar, duke u tubuar tinëzisht në shtëpinë e kreparit të tyre…
Kryepari i popullit të Themudit tha:
-Ekzistimi i deves e cila është tërësisht e lirë, po prish rendin dhe traditën tonë…
Ata që ishin prezentë u pajtuan me këtë konstatim, dhe më i keqi dhe më arroganti nga mesi i tyre tha:
Duhet të lirohemi nga deveja e Salihut.
Kështu në këtë mbledhje historike të popullit Themud u muar vendimi për fatin tim. Vendimi i tyre ishte therrja ime.
Filluan të pijnë verë aq shumë, sa që njëri tha: “Nuk kemi zgjidhje tjetër, përveç therrjes së devesë…
Unë e cila isha symbol i pafajsisë, mirësisë, ndjeva se dëshirojnë të më therrin, dhe këtë tani e kishin planifikuar.
Njëri prej tyre, tërësisht i dehur nga vera e pirë (Kadër bin Salef), hyri tek unë me thikë në dorë e cila vizullonte, para se të afrohej e pashë një melek…Kuptova se do të vdes…U mundova ta mbroj fëmiun tim, por thika e tij më goditi fuqishëm. Rashë në tokë duke bërë sexhde, ndjeva qetësi dhe kënaqësi…
Ishte moment i paharruar sepse momentet kur shehidët kalojnë në botën tjetër gjithmon janë madhështore…
Së bashku me fëmiun tim përsëri u ktheva në pjesë të shkëmbit malor. Mbeta symbol i pafajësisë i cila u therr në tokë…
Ndërsa sa i përket popullit të Salihut a.s., ai mbeti shembull për brezat e ardhshëm, ashtu siç e përshkruan Kur’ani fisnik:
“Ata e therën deven dhe me kryelartësi shkelën dispozitën e Zotit të tyre dhe thanë: “O Salih, sillna atë me çka na u kërcënove, nëse je prej të dërguarve”.
Atëherë ata përjetuan tërmetin dhe u gdhinë në shtëpitë e tyre kufoma të ngrira.
Ai u zbraps prej tyre e tha: “O populli im, unë ju komunikova dërgesën e Zotit tim, ju këshillova sa munda, por ju nuk i përfillni këshilluesit”. El A’rafë, 77-79)
“ Ndërsa ata që bënë zullum, i kapi (në ditën e katërt) krisma dhe gëdhinë kufoma (të ngrira) në vendin e tyre.
(gëdhinë) Sikur të mos kishin qenë fare në të. Kuptojeni pra, (populli) Themud e mohoi Zotin e vet. Mallkimi qoftë kundër Themudit!”
(Hudë, 67-68)
Dr. Ali Iljazi
09.12.2004 Islamgjakova,net