Cfarë duhet të dini për eshtrat e juaj?

0
222

Edhe pse nuk mund ti shihni kockat tuaja, ju me siguri mund te beni dicka per ti mbajtur ato te shendetshme.P.sh. A e dini ju qe rreth moshes 30 vjecare trupi e nderpret zhvillimin e kockave apo qe semundje te caktuara mund te rrisin riskun e Osteoporozes?

Ne fakt, gjera te vogla te jetes se perditshme, duke filluar qe kur jeni te vegjel, ndikojne ne shendetin dhe fortesine e kockave tuaja me kalimin e viteve .Sipas Dr.Joan Lappe, ne Universitetin e Creighton ne Omaha, kujdesi per shendetin e kockave tuaja duhet te filloje qe ne lindje.

Me poshte po ju japim disa informacione dhe fakte per shendetin e kockave qe secili prej jush duhet ti dije:

1. Ekspozimi ndaj diellit? Vitamina D eshte shume e mire per kockat tuaja

Me shume mundesi keni degjuar qe perberesi kryesor per formimin e kockave eshte kalciumi. Por a e dini qe edhe dielli eshte nje tjeter faktor? Edhe pse vete kockat nuk ekspozohen direkt ndaj rrezeve te diellit, trupi kur ekspozohet prodhon vitaminen D e cila eshte shume e rendesishme per te pasur kocka te shendetshme. Ajo mund te gjendet ne farmaci apo ne ushqime te ndryshme si ne: lengun e portokallit, veze apo salmon. Vitamina D nxit veprimin e qelizave te kockave. Per te parandaluar Osteoporozen, duhet te merrni vitamine D qe ne femijeri megjithese nuk eshte kurre vone per te filluar.

2. Osteoporoza parandalohet qe ne femijeri

Sipas Dr.Lappe mundesite me te medha per te investuar ne shendetin e kockave tuaja jane ne moshen 18-19 vjec. Trupi juaj i zhvillon kockat deri ne moshen 30 vjec, pas kesaj moshe ne vetem mund ti mirembajme ato duke zevendesuar qelizat e humbura deri ne moshen 50-vjec. Problemet me kockat jane me te shpeshta kur fillon menopauza dhe me vone rrallohen. Me saktesisht kjo do te thote qe sa me shume te kujdesemi per kockat ne adoleshence, duke i ushqyer me kalcium dhe vitamine D, aq me pak jemi te rrezikuar ndaj osteoporozes ne te ardhmen.

3. Muskuj te forte do te thone kocka te forta

Shume prej jush e dine qe stervitja te ndihmon ne zhvillimin e muskujve, por studimet kane treguar qe stervitja vecanerisht ushtrimet me pesha, ecja, hedhja me litar apo cdo lloj ushtrimi tjeter qe ndikon sadopak ne kocka, ndihmon ne forcimin e tyre edhe nese jeni te prekur nga osteoporoza apo densiteti i ulet i kockave. Keshtu heren tjeter qe shihni femijet te hidhen mbi krevatin tuaj mos i qortoni. E njejta gje vlen edhe per ju. Aktiviteti fizik eshte celesi kryesor per parandalimin e osteoporozes, prandaj filloni te levizni.

4. Semundje te ndryshme mund te demtojne kockat tuaja

Edhe kockat tuaja mund ta ndjejne kur jeni semure. Ka shume semundje te cilat ndikojne negativisht ne shendetin e kockave tuaja. Ketu mund te permendim : problemet gastrointestinale, anoreksine, semundjen e intolerances ndaj glutenit dhe disa semundje te tjera qe krijojne probleme me absorbimin e kalciumit. Raste te tjera ku preken edhe kockat tuaja jane mbiprodhimi i hormoneve nga gjendra e tiroides dhe semundje te tjera qe kerkojne regjim shtrati per nje kohe te gjate. Nese vuani nga nje semundje serioze, vecanerisht nese ju pengon me menyren e te ushqyerit dhe aktivitetit fizik, konsultohuni me doktorin per te marre vitamina per shendetin e kockave.

5. Medikamentet mund te demtojne seriozisht kockat tuaja

Ne disa raste jane semundjet qe demtojne kockat tuaja, e ne raste te tjera jane medikamentet per ate semundje shkaktaret e demtimeve ne kocka. Medikamentet qe ndikojne negativisht ne shendetin e kockave jane ato korticosteroidet si (predisononi, kortizoni, predinizoloni dhe dexametazoni). Por edhe trajtimet kunder kancerit ndikojne tek kockat, vecanerisht ato per kancerin e gjirit dhe per kancerin e prostates. Ne shendetin e kockave ndikojne edhe mjekimet e vjetra per epilepsine, sepse ato ndikojne ne perthitjen apo perdorimin e vitamines D nga trupi.
Dr. Lappe keshillon qe ata paciente qe jane duke u trajtuar intesivisht me medikamente, te konsultohen me doktorin per parandalimin apo kontrollin e efekteve negative duke evituar demtimin e pakthyeshem te kockave.

6. Pjesa me e madhe e njerzve nuk i kushton vemendje konsumit te kalciumit

Kur behet fjale per nje diete per te pasur kocka te shendetshme, sekreti eshte i thjeshte: duhet te konsumoni sa me shume ushqime te pasura me kalcium. Problemi eshte qe shume prej jush nuk e zbaton kete rregull.
Sipas studimeve, fatkeqesisht rezulton qe ata persona qe kane me shume nevoje per kalcium si: adoleshentet qe duhet te ndertojne e te zhvillojne kockat e tyre, grate shtatzena qe duhet te ruajne densitetin e kockave te tyre dhe njekohesisht ti sigurojne femijes sasine e duhur te kalciumit, jane pikerisht ata qe marrin me pak sasi kalciumi se norma. Shume vajza te moshes 13-14 vjec, marrin kalcium ne forma te ndryshme ekuivalente me 2 gota qumesht ne dite, por kjo eshte vetem gjysma e sasise qe i duhet gjate dites.

7. Nuk mund ti besoni vetem perimeve

Me te vertete perimet me ngjyre jeshile si spinaqi apo brokoli jane te pasura me kalcium POR nuk jane te mjaftueshme per ndertimin e kockave tuaja. Per te siguruar sasine e kalciumit qe mund te merrni nga nje gote qumesht, ju duhet te konsumoni 6 filxhane me brokoli. Dr. Lappe thekson edhe faktin qe organizmi nuk e absorbon shume mire kalciumin e marre nga perimet. Ne kete menyre sigurohuni qe dietes tuaj per nje shendet te mire te kockave mos ti mungojne perimet e pasura me kalcium por njekohesisht edhe burime te tjera te tij si : qumesht, djath, kos, fruta te thata, salmon, portokall etj.

8. Kujdes nga “ushqimet e keqija” per kockat

Ushqimet e kripura, pijet me gaz apo me permbajtje kafeine, kane treguar qe pengojne perthithjen e kalciumit por ne te vertete sipas Dr.Lappe
, keto nuk do ju cojne ne deficence ekstreme te kalciumit. Kur rrezikoni vertete? Kur zevendesoni qumeshtin me pije te gazuar. Ushqimet e kripura, pijet me gaz dhe ato me permbajtje kafeine mund te konsumohen por ne nje sasi te moderuar, per aq kohe sa ju siguroni kalciumin ne menyra te tjera. Nese e urreni qumeshtin, konsumoni ushqime te tjera te pasura me kalcium si : kosi, djathi apo sardelet.

9. E dobet “Kocke e lekure” ? Kjo e demton skeletin tuaj

Jeni te obsesionuara per renien ne peshe? Tregoni kujdes per shendetin e kockave tuaja. Humbja e peshes ne menyra ekstreme si pasoje e crregullimeve ne menyren e te ngrenit mund te demtoje seriozisht kockat tuaja duke rritur rrezikun ndaj osteoporozes ne nje moshe me te re se sa zakonisht.
Studimet kane treguar gjithashtu qe vajzat e reja dhe grate, shpesh heqin dore nga ushqime te perditshme per te mos shtuar ne peshe (edhe pse konsumi i ketyre ushqimeve baze ndihmon ne te vertete ne kontrollin e peshes).

/IKB/kohaislame