SHBA ka vrarë më shumë civilë në Pakistan

Një studim i përbashkët i hulumtuesve të dy universiteteve amerikane vë në pas se sulmet e telekomanduara të Shteteve të Bashkuara në rajonet fisnore të Pakistanit, kanë vrarë më shumë civilë, seç kanë pranuar zyrtarët amerikanë.

Studimi i Universitetit Standford dhe atij të New Yorkut nuk ka vlerësuar humbjet e përgjithshme civile, për shkak të të dhënave të kufizuara.

Por, bazuar në intervistat me banorët e rajoneve fisnore, përfshirë të mbijetuarit apo familjarët e viktimave, ai hedh poshtë pohimet publike të zyrtarëve amerikanë se ka pasur shifra njëshifrore të viktimave civile.

Studimi i rekomandon Uashingtonit të rishikojë programin e sulmeve të telekomanduara, duke thënë se i njëjti ka përkeqësuar bashkëpunimin e pakistanezëve me politikat amerikane./BS/kohaislame

Artikulli paraprakDhimbja e shpinës dhe qafës mund të lidhet me dhëmbët
Artikulli vijuesHapet ekspozita "Shkencëtarët Muslimanë"