Sudani i jugut dhe Turqia heqin vizat për pasaportat diplomatike

Në Shtëpinë Turke në Nju-Jork ministrat e jashtëm të të dy vendeve kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi që parashikon bashkëpunim mes akademive diplomatike dhe udhëtimin pa viza të diplomatëve në vendet respektove.

Ndërmjet Turqisë dhe Sudanit të Jugut është nënshkruar marrëveshje për heqjen e vizave për pasaportat diplomatike.

Ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Ahmet Davutollu është takuar në Nju-Jork, ku ndodhet për mbledhjet e Sesionit të 67-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, me Ministrin e Punëve të Jashtme të Sudanit të Jugut, Nhial Deng Nhial.

Në kuadër të këtij takimi është nënshkruar memorandumi i mirëkuptimit për bashkëpunimin ndërmjet Akademisë Diplomatike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë dhe Institutit Diplomatik të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës së Sudanit të Jugut.

Protokolli i bashkëpunimit është firmosur në Shtëpinë Turke në Nju-Jork dhe në bazë të protokollit diplomatët turq dhe ato sudanojugor do të udhëtojnë pa viza drejt vendeve reciproke.

Mësohet se në këtë takim Davutollu ka shprehur urimet e tij për përmbylljen e procesit konfliktual ndërmjet Sudanit të Jugut dhe Hartumit. /trt/kohaislame

Artikulli paraprakAdobe përditëson programet Premiere dhe Photoshop
Artikulli vijuesDhimbja e shpinës dhe qafës mund të lidhet me dhëmbët