Dhjetë shqiptarë bien për lirinë e popullit sirian

Toka siriane po lahet edhe me gjak të shqiptarëve.

Në 10 besohet se arrin numri i shqiptarëve të vrarë deri tash në luftën kundër regjimit të presidentit Bashar al-Assad.
Muhamed Kopriva, 22 vjeç, është viktima e fundit në Siri. Javën e kaluar është vrarë duke luftuar në krah të forcave kryengritesve.

Burime nga inteligjenca kanë bërë të ditur  se tetë shqiptarë të vrarë janë nga Kosova, Lugina e Preshevës dhe Shqipëria, ndërsa dy të tjerë janë shtetas sirianë me prejardhje nga Kosova.

“Deri më tani thuhet se janë vrarë gjithsej 10 shqiptarë. Prej tyre dy shqiptarë me shtetësi siriane – Mynyr Arnauti dhe Behlul Arnauti”, ka thënë ky burim inteligjence. Ai ka thënë se i pari është vrarë kosovari Naman Demolli, pastaj Musë Ahmeti, shqiptar tjetër nga Terrnoci i Kosovës Lindore, Ebu Omer-El Albani nga Shqipëria dhe Muhamet Koprova i lindur në Kosovë.

“Katër shqiptarë të tjerë nga Shqipëria janë vrarë, por ende nuk kemi konfirmime zyrtare për identitetin e tyre”, ka thënë ky burim.

Numri i përgjithshëm i shqiptarëve të përfshirë në luftën siriane besohet se është 140. 

/.kohaislame

Artikulli paraprakNjë vit nga vrasja e pesëfishtë në Smilkovc
Artikulli vijuesSerbët e veriut në kujdestari, për “shkak të patrullimeve” të ROSU-së!