“Super-mirëmbajtja” e Deçanit

Si komunë e vogël që është, Deçani nuk duket se të tilla i ka edhe shpenzimet. Madje kur është në pyetje mirëmbajtja e rrugëve gjatë dimrit dhe verës, del se ua kalon të gjitha komunave. Për këtë punë sivjet komuna e Deçanit ka kontraktuar kompaninë “Lika Trade” SHPK, në vlerë 1.7 milion euro. Të hënën (sot) pritet nënshkrimi i kontratës me këtë kompani, nga fshati Isniq i kësaj komune.
Me këtë shumë të parave, sipas pasqyrave financiare dhe kontratave të lidhura tashmë, del se kryeqyteti i Kosovës, Prishtina do t’i mirëmbante të gjitha rrugët për më shumë se tri vjet.

Kjo pasi siç shkruan Tribuna, të dhënat tregojnë se mesatarisht Komuna e Prishtinës shpenzon rreth 500 mijë euro në vit për këtë punë, pavarësisht sipërfaqes më të madhe dhe numrit më të madh të rrugëve.

E nëse krahasohet me qytete tjera të Kosovës, disa prej të cilave si Vushtrria që nuk shpenzon as 50 mijë euro në vit, del se vlera e kontratave me kompanitë e pastrimit është minore në krahasim me Deçanin. Megjithatë, për zyrtarët e kësaj të fundit, këtu nuk ka asgjë të pazakontë pasi sipas tyre në këtë tender përfshihen edhe disa punë shtesë. /Tribuna

Artikulli paraprakVriten 12 persona në konfliktin e Jemenit
Artikulli vijuesServet Jashari ka qëlluar me sëpatë në kokë djalin e xhaxhait të tij,