Dhjetëra të vrarë në Irak

Së paku 19 njerëz kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga vala e fundit e dhunës në Irak.

Autoritetet policore kanë thënë se sulmet me bomba kanë goditur Bagdadin, Falluxhan dhe Kirkukun.

Sulmet ndodhin një ditë pas shpërthimeve të ngjashme anembanë Irakut, të cilat kanë vrarë së paku 10 njerëz, përfshirë një kandidat sunit në zgjedhjet e ardhshme provinciale.

Vdekja e tij ka çuar në 14 numrin e kandidatëve të vrarë deri më tash.

Mbi 8,000 kandidatë garojnë për afro 450 ulëse në zgjedhjet e 20 prillit.

Artikulli paraprakEdi Rama: Albini e ka bojkotuar gjithë botën
Artikulli vijuesKosovë: 731 vetëvrasje