Avokatët kanadezë kundër shitjes se makinave ushtarake Arabisë Saudite

Ligji kanadez kufizon marrëveshjet me vendet që shkelin të drejtat e njeriut

Një grup i avokatëve kanë parashtruar një kërkesë në Gjykatën Federale për të penguar shitjen e automjeteve të blinduara ushtarake kandaze në vlerë prej 15 miliardë dollarësh Arabisë Saudite, raportuan mediat kanadeze të premten, transmeton Anadolu Agency (AA).

Grupi i avokatëtve të udhëhequr nga avokati kushtetues i Quebec-ut, Daniel Turp, argumentojnë se shitja është e paligjshme për shkak se është në kundërshtim me ligjin kanadez, i cili kufizon eksportet ushtarake të teknologjisë ndaj vendeve të cilat mbajnë rekord në shkeljen e të drejtave të njeriut ndaj qytetarëve të tyre, raporton Toronto Star.

Kjo është hera e dytë që avokatët kanë reaguar për të parandaluar shitje ndaj Saudisë.

Kërkesa në seancën e parë të gjykimit ishte që qeveria kanadeze nuk duhet të jep lejet e nevojshme të eksportit për përmbylljen e marrëveshjes.

Ky veprim i fundit argumenton se lejet e lëshuara nga ministri i Punëve të Jashtme Stephane Dion, duhet të anulohen.

Ish qeveria konservatore kishte nënshkruar marrëveshje me sauditët në vitin 2014.

Qeveria liberale e kryeministrit Justin Trudeau, e cila erdhi në pushtet në vjeshtë të vitit 2015, pati deklaruar se Kanadaja duhet të përmbush premtimet e saj.

Por, në seancën e parë gjyqësore të parashtruar nga Turp në fund të marsit, zbuloi se Dion kishte lejuar eksportin më 8 prill.

“Gjyqi duhet të deklarojë se më 8 prill 2016, ai lëshoi një vendim që nuk ishte i ngritur mbi prova, nuk ishte i bazuar në provën se ekzistonte rrezik i arsyeshëm që automjetet me armatim të lehtë do të përdoreshin kundër një popullate civile, por, përkundrazi, vendimi u bazua në gjykim të thjeshtë, pa i marrë në konsideratë elementet përkatëse që ishin në dispozicion të tij”, thuhet në dokumentin që iu dërgua gjyqit përmes e-mailit të enjten.

Artikulli paraprakSot në Austri mbahen zgjedhjet presidenciale
Artikulli vijuesMinistri i Jashtëm turk vizitë në Arabinë Saudite