Dhjetëra njerëz civil janë vrarë nga koalicioni i Shteteve të Bashkuar nga luftimet ajrore kundër vendit në Siri që mbahet nga DAESH, tha një grup monitorues.
Së paku 56 civilë, duke përfshirë 11 fëmijë, janë të vrarë nga sulmet prej ajri në pjesën Tokharit në veri të qytetit Manbij, thuhet sipas Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.
Dhjetë të tjerë, duke përfshirë fëmijë, ishin vrarë nga koalicioni në fshatin Hamira, në jug të Manbijit.
Observatori i Mbretërisë së Bashkuara ka treguar numrin total të civilëve të vrarë në Manbij që nga fillimi i fushatës nga fundi i Majit, se numri i viktimave shkon deri në 167 njerëz civil.
Në mesin e të vrarëve janë 44 fëmijë, 17 gra dhe 8 të burgosur, thuhet në raportin e Observatorit.
Këto sulme janë të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara raporton Al Jazeera. Deri më tani organet zyrtare ka thënë se ky është një incident. Në mediat e ndryshme as nuk jepet as si lajm, edhe pse numri i madh i njerëzve civil të pafajshëm të vrarë.
Manbij është plotë me njerëz, çereku i një milion banorëve është i përdorur nga DAESH si mburojë. Sot Tokhari u zgjua me një masakër të tmerrshme. Numri i civilëve të vrarë shkon deri 212 dhe vetëm se po rritet” ka thënë Hasan al-Nifi, udhëheqësi i komunitetit në Manbij./KohaIslame