Malmström: Lartësimi i ksenofobisë dhe racizmit në evropë tashmë ka arritur kulmin

Në Evropë ndërkohë që nëpër shumë vende ekstremistët e djathë përfaqësohen në parlament, rritja e votave këto vitet e fundit për këto parti i ka shqetësuar autoritetet evropiane.

Përqindjet e votave që kanë marrë partitë ekstremiste të djathta nëpër vendet e Evropës ku jetojnë me miliona të huaj, qoftë nëpër zgjedhjet lokale dhe ato të përgjithshme, janë pritur me shqetësim për faktin se ato tregojnë se pikëpamjet kundër të huajve në këto vende sa vjen dhe po mbështeten edhe më shumë.

Cecilia Malmström, Komisionerja e Bashkimit Evropian për Punët e Brendshme, organizoi një konferencë shtypi ku bëri paralajmërimin: “Lartësimi i ksenofobisë dhe racizmit në Evropë tashmë ka arritur kulmin”.

Në përpjekjet për rritjen e votave me anë të politikave kundër të huajve, vendet evropiane si Suedia, Austria, Italia, Franca, Belgjika dhe Greqia, vihet re se partitë ekstremiste të djathta ia kanë arritur synimit të tyre, kurse në Holandë, Zvicër, dhe Danimarkë këto parti kanë humbur vota me këto politika.

Artikulli paraprakPrifti kolumbian arrestohet në aeroportin e Moskës për trafikim droge
Artikulli vijuesKatari i zgjat dorën e ndihmës Greqisë me një marrëveshje të vlerës 1 miliadrë euro