Vriten më shumë se 2300 civil dhe plagosën mbi 5000 gjatë një sulmi me armë kimike pranë Damaskut

(E Plotësuar, 23:00) Numri i të vdekurve si pasojë e sulmeve me armë kimike dhe i atyre të cilët ishin të plagosur nga këto armë por nuk e mbijetuan ditën e sotme e arrinë në 2300 dhe numri i të plagosurve arrin deri në 500. Këto janë të dhëna të raportuara në mediumet arabe, të bazuara nga lajmet në terren.

(E Plotësuar, 18:00) Bazuar në raportimet e bëra nga shumë mediume të botës islame, shifrat e viktimave dhe të të plagosurve gjatë sulmeve në rrethinën e Damaskut arrijn shifrat alarmante mbi 1188 të vrarë dhe mbi 3600 të plagosur.

Aktivistët në Siri thonë se 200 vetë janë vrarë gjatë një ofensive qeveritare pranë kryeqytetit Damask, ku forcat besnike me diktatorin Bashar al Assad, thuhet se kanë përdorur armët kimike.

Organizata me bazë në Britani, Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut, tha se ushtria hodhi raketa në drejtim të Ghoutas Lindore dhe Perëndimore. Organizata citoi aktivistë në rajon të kenë thënë se gjatë operacionit janë përdorur gaze helmuese.

Britania dhe Lidhja Arabe i kanë bërë thirrje Sirisë të lejojë hetuesit e Kombeve të Bashkuara që tashmë ndodhen në vend, të hetojnë me kujdes zonat ku thuhet se janë përdorur armët kimike.

Sekretari i Jashtëm britanik William Hague tha se është tepër i shqetësuar lidhur me njoftimet për sulme kimike dhe shtoi se në se provohet të jenë të vërteta, ato përfaqësojnë një shkallëzim shokues të situatës. Ai tha se Britania do ta çojë çështjen për diskutim në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Sekretari Gjeneral i Ligës Arabe, Nabil Elaraby i ka bërë thirrje inspektorëve të Kombeve të Bashkuara që të hetojë menjëherë raportimet për sulme me armë kimike në afërsi të kryeqytetit sirian.

Sipas aktivistëve në këtë sulm janë vrarë më shumë se 200 persona, raporton agjencia shtetërore e Egjiptit.

“Sekretari Gjeneral ka thënë në një deklaratë se ai është i befasuar që një sulm i till të bëhet në kohën kur këtë vend është duke e vizituar një ekip hetuesve ndërkombëtarë të OKB-së të cilët e kanë për detyrë që të verifikojnë përdorimin e armëve kimike”, raporton agjencia zyrtare e lajmeve, MENA

“Ai ju ka bërë thirrje inspektorëve që menjëherë të nisen drejt pjesën Ghoutas lindore, një zonë periferike e kryeqytetit për të verifikuar se çfarë ka ndodhur”

[iframe width=”640″ height=”360″ src=”http://www.youtube.com/embed/o7rR73Z4m18?feature=player_embedded” frameborder=”0″ allowfullscreen] [iframe width=”640″ height=”360″ src=”http://www.youtube.com/embed/t8H_iuI56zY?feature=player_embedded” frameborder=”0″ allowfullscreen]
Artikulli paraprakZyrtare: Lirohet Mubarak
Artikulli vijuesSamsung prezanton orën inteligjente