Agjencia britanike “Sky News”, dje raportoi se Policia maqedonase në kufi, ka përdorur shkopinj gome për refugjatët për të parandaluar mijëra refugjatë të cilët ishin të detyruar nga shiu të hyjnë në Maqedoni.
Pas ngjarjes, në rrjetet sociale filloi shpërndarja e fotografive nga përleshja mes organeve të rendit dhe refugjatëve. Në regjistrimet filmike dhe fotografitë shihet se si goditen refugjatët në kufirin e Maqedonisë gjatë shirave të rrëmbyeshëm.
“Këto pamje janë bërë në Maqedoni. Ne e kuptojmë se kjo është një roje kufitare, e di se çfarë dhe kush janë ata, dhe ata mund të thonë se ata janë duke u përpjekur për të ruajtur kontrollin, por mund të shihni se si njerëzit goditen me shkopinj gome”, raportoi dje nga vendi i ngjarjes Lisa Holland, gazetare e Sky News”