Policia e Bulqizës në Shqipëri ka vënë në pranga një kryefamiljar, i cili ushtronte dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe 3 vajzave. Burime zyrtare bëjnë me dije se është arrestuar 40-vjeçari Fluturim Karabrahimi, pasi ndaj tij ka denoncuar vajza e 14-vjeçare me inicialet A.K. Prej kohësh 40-vjeçari ushtronte dhunë në familje dhe me gjithë faktin se gruaja dhe dy prej vajzave janë invalide, nuk është ndalur. E mitura ka deklaruar para bluve të Komisariatit të Bulqizës se babai i saj ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe dy motrave. Menjëherë policia ka shkuar në fshatin Ostren ku i ka vënë prangat 40-vjeçarit Karabrahimi, i cili do të përgjigjet për veprën penale “Dhunë në familje”. Po sot në qytetin e Fierit, nëna e 3 fëmijëve gjeti vdekjen pasi u rrah nga bashkëshorti i saj për vdekje. Në Rubik, një tjetër grua është goditur me grushte dhe gurë nga kunati, për motive banale.
You Might also Like
Ambasadori francez, mbështet futjen e lëndës së besimit fetar në shkolla
Ambasadori francez në Tiranë, Bernard Fitoussi, e mbështet idenë e futjes së lëndës së besimit…
By
Redaksia
1 Min Read
MEI heq licencën për 40 subjekte të hidrokarbureve
Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka miratuar heqjen e licencës për 40 subjekte të tregtimit…
By
Redaksia
2 Min Read
Veliaj në sulm ndaj Nishanit: Jeton me vilë në park e eskortë në pedonale
Menjëherë pas takimit të mbajtur nga presidenti Nishani me një përfaqësi të shoqërisë civile mbi…
By
Redaksia
1 Min Read
Veliaj: Qendra e Tiranës çlirohet brenda nëntorit
Qendra e Tiranës do të çlirohet nga trafiku brenda nëntorit. Kështu bëri të ditur kreu…
By
Redaksia
2 Min Read
Rama: Reforma e ujit ka në qendër interesin e qytetarëve
Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi në Shëngjin me drejtuesit lokalë, theksoi se “reforma e…
By
Redaksia
1 Min Read
DASH: Shqipëria, burim kryesor i marijuanës
Sipas raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit për luftën kundër lëndëve narkotike, Shqipëria vazhdon të…
By
Redaksia
2 Min Read
