Masakra në Charlie Hebdo mund të ketë qenë plan i ndonjë agjencie të inteligjencës në bashkëpunim me autoritetet franceze, thotë mbështetësi i Frontit Kombëtar të Francës, Jean-Marie Le Pen. Në një intervistë për një gazetë ruse, anti-perëndimore – Le Pen ka thënë se ka mundësi që gjithë sulmi terrorist në Francë, të ketë qenë një konspiracion i agjentëve amerikanë apo izraelitë me qëllim të provokimit të një lufte civile midis islamit dhe perëndimit. Një pjesë e vogël e kësaj interviste është transmetuar nga e përditshmja franceze Le Monde, me ç’rast janë provokuar reagime të shumta nga politikanët francezë. Kritika kanë shkuar edhe në adresë të së bijës së tij, Marine Le Pen, e cila disa herë ka provuar të distancohet nga qëndrimet politike të atit. Jean-Marie Le Pen, ka qenë në krye të Frontit Kombëtar të Francës deri para tri vitesh, por që pas kësaj prapë ka mbetur president i nderit në këtë parti. Këto komente, ai i ka bërë gjatë një interviste në gazetën ruse Komsomolskaïa Pravda, gazetë kjo e cila edhe më herët kishte fajësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për sulmet terroriste në Francë.
You Might also Like
Protesta kundër masave shtrënguese në Belgjikë
Mijëra protestues u mblodhën në Bruksel të mërkurën për të kundërshtuar masat shtrënguese dhe për…
By
Redaksia
1 Min Read
Kush fiton azil në Gjermani?
Qindra-mijëra njerëz që u bëjnë ballë deteve të pabesa dhe udhëtimeve të ashpra, në kërkim…
By
Redaksia
7 Min Read
Sherr masiv! Sërish grushta mes deputetëve
Sërish grushta mes deputetëve. Këtë herë ka ndodhur në Afrikën e Jugut. Një grup deputetësh,…
By
Redaksia
1 Min Read
Bajrami shënon një fillim të ri për myslimanët britanikë, pas Brexit
Fitër Bajrami vie në fund të Ramazanit dhe shënon një fillim të ri për Myslimanët,…
By
Redaksia
4 Min Read
Revolucioni Francez
Revolucioni Francez ishte një moment përcaktues në historinë e Francës. Revolucioni Francez është një nga…
By
Redaksia
8 Min Read
Burgu luksoz i njeriut që vrau 77 njerëz
Breivik 33 vjeçar është mbajtur në këtë burg, i quajtur “Ila” tash e një vit…
By
Redaksia
1 Min Read
