Digjen dy vetura të Qeverisë

Zyrtarë të Policisë së Kosovës kanë konfirmuar për Telegrafin se mbrëmë, rreth orës 23 janë djegur në Prishtinë dy vetura të Qeverisë së Kosovës.

Zyrtarja për informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti konfirmoi djegien e veturave qeveritare.

Ajo bëri të ditur se njëra veturë e Qeverisë është djegur në lagjen Bregu i Diellit, ndërsa tjetra në Dardani.

Ahmeti nuk ka bërë të ditur detaje tjera, pasi sipas saj, hetimet janë duke u zhvilluar.kohaislame

Artikulli paraprakIsufi nuk e përjashton Veselin për kabinetin “Haradinaj”
Artikulli vijues300 APLIKACIONE PËR SHTETËSI SHQIPTARE