Digjen garazhet e Trafikut Urban

0
207

Pas tri orëve intervenim nga njësitë e zjarrfikësve, është arritur të shuhet zjarri që kishte kapluar garazhet e Trafikut Urban.

Siç vërehet në vendin e ngjarjes, zjarri ka arritur të shkaktoj dëme të konsiderueshme të materialeve, mirëpo ende nuk është konstatuar dhe verifikuar shuma e dëmeve.

Një zjarr i madh ka shpërthyer në garazhet e Trafikut Urban në Prishtinë.
Flora Ahmeti, zëdhënëse në Policinë e Kosovës ka bërë të ditur për Indeksonline se vendit të ngjarjes i janë përgjigjur menjëherë të gjitha njësitet përkatëse të policisë dhe zjarrfikësve të cilët po bëjnë përpjekje ta lokalizojnë zjarrin.

Deri me tani nuk është raportuar për persona të lënduar ndërsa shakatari i zjarrit për momentin nuk dihet.indeksonline/.kohaislame
.